In Memoriam Zejnel Ismailaga

June 6, 2013   | Ngjarjet - Events

Para dy ditësh në moshën 84 vjeçare, ndoi jetë Zejnel Ismailga. Të gjitë ne, duke filluar nga më të afërmit, dhe deri te ato të cilët e kanë njohur, për Zejnelin flasin më  respekt,  dhe  më një pijetet të posaçëm.
Zejnel Ismailaga
Për Zejnelin kam shkruar në librin tim “Kalaja Legjendë dhe Art” të botuar në vitin 2006 në Ulqin. Zejneli ka qenë një detar dhe një  kapidan me nam i Kalasë tonë, dhe ke të gjithë ne ka lënë një zbrasti të madhe. Jam i sigurt, se  ndaj mendimin e të gjithë qytetarëve të Ulqinit,  posaçërisht atyre të cilët e  kanë origjinën nga Kalaja, se kujtimi në Zejnelin do të mbesë gjithmonë i pa ndryshuar. Gjithmonë do të na kujtojn  personazhi i ti, modest  dhe i  mirë,  si një njeri i cili kurrë nuk ka ditë më e ngritë zërin,   një njeri i jashtëzakonshëm i butë siç thotë populli ynë, modest..një kapidan me nam … Rahmet past

Dhe në fund, është mirë që personazhët sikurse Zejneli ti kujtojmë dhe mos ti harrojmë kurrë. Shembuj të këtillë duhet ti u lëmë në trashëgim brezave që vijnë pas nesh.

 

Më respekt dhe një pijetet të veçant Zejnelit

prof.Ismet Karamanaga