Sefë Duraj lanson klipin e ri të realizuar në Ulqin

June 6, 2013   | Lajmet / Vijesti

Sefë Duraj lanson klipin e ri“Hajde ndreqma tripin” kënga dhe vido-klip më i ri i këngëtarit Sefë Duraj

Këngëtarëi Sefë Duraj, këto ditë ka përgatitur për adhuruesit e tij edhe një këngë dhe vide-klip të ri. Kënga dhe vido-klipi është “Hajde ndreqma tripin”, i cili është realizuar në Ulqin të Malit të Zi.

Këngëtari Sefë Duraj, tregon se ka edituar këngën dhe video klipin e ri me muzikë dhe të orkestruar nga Ardian Kastrati, me tekst të Besim Bunjakut- Bica. Vido-klipi është realizuar në Ulqin nga produksioni “Urban Graphic”.

“Besoj se edhe kjo këngë e re dhe video-klipi me titull “Hajde ndreqma tripin”, do të jenë të mirëpritura nga adhuruesit e mij”, thotë këngëtari Sefë Duraj.