Kontestohet botimi i librit “Kraja me veçantit Shestanase ne rrjedhën e shekujve”

June 8, 2013   | Kulturë / Kultura

Shoqata Don Gjon BuzukuShoqata “Don Gjon Buzuku “ka kontestuar botimin e librit “Kraja me veçantit Shestanase ne rrjedhën e shekujve”

Shoqata “Don Gjon Buzuku “me seli ne Ulqin ka kontestuar botimin e librit “Kraja me veçantit Shestanase ne rrjedhën e shekujve” i cili u botua para pak ditësh  ne shtypshkronjën IVPE ne Cetine .

Ne reagimin e kësaj shoqate firmosur nga kryetari i saj Zef Llukiqi nder te tjera thuhet:Kërkojmë nga botuesi Prof.Dr.Sim Dobreci ,anëtar i Këshillit te Redaksisë ,shtypshkronja IVPE e Cetines dhe libraria(Citaku)qe te ndaloje distribuimin dhe shitjen e librit sepse versioni i botuar nuk ka lejen e shoqatës dhe qendrës studimore albanologjike ne Tirane te cilat janë organizues dhe financues te konferencës shkencore e mbajtur ne Ulqin me 7 dhe 8 tetor 2011.

Përurimi i këtij libri ne te cilin janë përmbledhur kumtesat e studiuesve nga Mali i Zi ,Kosova ,Shqipëria dhe Kroacia ne sesionin e përmendur shkencore,është planifikuar te mbahet ditën e marte me 11 qershore ne galerinë “Art “te Qendrës kulturore ne Ulqin ne ora 20.

TVCG