Kurti synon skenën politike në Mal të Zi?
Prishtinë – Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, po shqyrton mundësinë që të hyjë në skenën politike të Malit të Zi. Ky është konstatim i gazetës “Vijesti” që e transmeton Express. Gazeta, duke u thirrur në burimet të afërta me këtë parti, thotë se Kurti po teston terrenin që të gjejë mënyrën më të mirë të përfshirjes në skenën politike të Malit të Zi.
“Askush nuk po e konsideron mundësinë që Vetëvendosje të regjistrojë ndonjë degë të partisë në Mal të Zi por ekzistojnë shumë modele tjera të bashkëpunimit. është e qartë që pas hyrjes në koalicion të shumicës së partive në koalicionin qeverisës, në trupin zgjedhor shqiptar ka potencial për një parti opozitare. Vetëvendosjes i takon vetëm ta gjejë modelin e duhur” ka thënë bashkëbiseduesi i Vijestit.
Kjo gazetë ka përmendur edhe vizitën e Kurtit në Detroit, që s është qendër e komunitetit shqiptar me prejardhje nga Mali i Zi.
Ndërkaq “Vijesti” ka potencuar edhe përpjekjen e Kurtit, vitin e kaluar, për t’i bindur partitë politike shqiptare në Mal të Zi, që të konkurrojnë në zgjedhjet parlamentare të bashkuar , por kjo nuk ishte arritur.
Lajmeshqip.com





