Projekti “M2RES për energjine e rinovueshme” në Mal të Zi

June 8, 2013   | Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti

Projekti M2RES mali i ziKomuna e Ulqinit në kuadrin e Programit Transnacional të Evropës Juglindore i finansuar nga Bashkimi Europian, realizon projektin “M2RES – nga terene margjinale ne areale per energjine e rinovueshme”. Projekti M2RES synon të rikuperojë zonat e lëna pas dore, si p.sh. fushat për depozitimin e plehrave, minierat, ish zonat ushtarake/magazinat dhe zonat e kontaminuara, nëpërmjet investimeve për burimet e energjive të rinovueshme. Projekti demonstron pjesëmarrjen e shumë partnerëve nga Bashkimi Evropian (Italia, Sllovenia, Greqia, Rumania, Bullgaria, Hungaria, Austria) dhe nga vendet e përfshira në procesin e para-anëtarësimit (Mali i Zi, Serbia, Shqipëria).
Projekti përfshin aktorët publikë përkatës me përvojë të gjerë në sektorin e energjisë dhe në aktivitetet lokale:
• Agjencitë kombëtare dhe rajonale të energjisë: me përvojë në vendimmarrje dhe në strategjitë e zhvillimit;
• Qendrat e Kërkimit: me përvojë të gjerë në teknologjitë e BER;
• Dhomat e Tregtisë: me kontribut në zhvillimin e tregut të BER;
• Administratat publike lokale: sigurojnë të dhëna të rëndësishme dhe mjete të planifikimit urban;
• Bankat: si sponsor potencial për projekte pilote dhe garantuese të aspekteve financiare për të gjitha aktivitetet.
M2RES kërkon t’i japë shtysë zhvillimit të qëndrueshëm të Bashkimit Evropian, duke i dhënë vlerë ekonomike dhe sociale zonave të lëna pas dore që i kanë humbur funksionet e tyre primare. Arritja më kryesore do të jetë ndryshimi i tyre në platforma për prodhimin e energjisë së rinovueshme. Nëpërmjet partneritetit publik-privat, M2RES do të përpunojë 40 projekt propozime për investimet M2RES; do të përzgjedhë dhjetë propozimet pilote më të mira dhe do të ofrojë asistencë për administratat publike (deri në fazën e publikimit dhe vlerësimit të tenderave); do të nxisë të paktën 2 nga 10 projektet pilote në kuadër të M2RES si modele për t’u ndjekur nga të tjerët.
M2RES kryen veprimet e mëposhtme:
• Krijimi i një udhëzuesi të emërtuar “Zhvillimi i Burimeve të Energjive të Rinovueshme për terrenet e lëna pas dore”;

• Përhapja e ndërgjegjësimit/njohurive për një program sensibilizimi të gjerë për mënyrën sesi të optimizohen përdorimi i energjisë lokale nga BER dhe burimet tokësore;

• Në mënyrë që të mbështetet procesi i vendimmarrjes së administratës publike, agjencitë e energjisë do të kryejnë aktivitete të ndryshme për të prezantuar masa të veçanta për përhapjen e përqasjes M2RES në planet energjetike rajonale dhe për zhvillimin e 12 veprimeve pilote demonstruese M2RES që do të paraqesin masa dhe veprime konkrete për zhvillimin e M2RES;

• Pas krijimit të kushteve më të mira legjislative, 40 propozime investimesh model M2RES do të hartohen në bazë të udhëzimit “Për mënyrën sesi të kryhet një studim paraprak para-fizibiliteti për administratën publike lokale në zonën e Evropës Juglindore”. Ndërmjet tyre, për dhjetë propozimet më të mira pilote, administratës publike do t’i ofrohet asistencë (deri në shpalljen e tenderave dhe në vlerësimin e ofertave) dhe të paktën 2 nga 10 projektet pilote M2RES do të promovohen si modele investimesh publike për t’u ndjekur nga të tjerët.
Vlera totale e projektit eshte 1.8 mil Euro, nga te cilat Komunes se Ulqinit jane ndare 78000 Euro.