Mbyllet manifestimi Pranvera në Anë të Malit 2013

PRANVERA NE ANE TE MALIT 2013Per te dhjetin vite me radhe ne qytetin antik te Shasit u mbajt manifestimi gjithepopullor “Manifestimi “Pranvera në Anë të Malit 2013”. Shasi edhe kete vit ishte mikpritës i mysafiret te shumte nga qytetet tjera shqiptare. Edhe pse moti lig dhe reshjet e shumta të ditëve të fundit si dhe parashikimet meteorologjike aspak optimiste kanë bërë që në programin e manifestimit Pranvera në Anë të Malit 2013 të ketë disa ndryshime.
PRANVERA-NE-ANE-TE-MALIT-2013-1

Manifestimi “Pranvera në Anë të Malit 2013”  vazhdojë të shtunën me ditën e tij qendrore, e cila u mbajt në stadiumin e Shasit, në kuadër të së cilës do të shfaqet programi kulturo-zbavitës i përbërë nga muzika popullore, lojërat popullore tradicionale, prezantimi i etnografisë së Anës së Malit, panairi i ushqimit tradicional
PRANVERA-NE-ANE-TE-MALIT-2013-2

Të shtunen, me 8 qershor 2013 – Dita qendrore e manifestimit u zhvillua:

Vizitë në Qytetin e Vjetër të Shasit dhe në lokalitetin ku po zhvillohen gërmimet arkeologjike

Program kulturoro-zbavitës:

–          Prezantim i etnografisë së Anës së Malit

–          Muzikë popullore

–          Lojëra popullore

–          Ushqim tradicional
PRANVERA-NE-ANE-TE-MALIT-2013-3

Anamalasit ne qytetin e tyre te lashte pritën mysafiret me ushqime tradicionale: buke kallamoqi, laknur, dollme, embelsira nga me te ndryeshme.Këngë të tradites së Anës së Malit, Ulqinit dhe Shkodres, si dhe u be prezantimi i etnografisë së Anës së Malit dhe mënyra e punimit të tyre.
PRANVERA-NE-ANE-TE-MALIT-2013-4

Manifestimi “Pranvera në Anë të Malit”, i cili organizohet nga Shoqata “Ora” shënon sivjet edicionin e tij të dhjetë.

PRANVERA-NE-ANE-TE-MALIT-2013-DHJETVJETORI

 

Foto: Dini Zeneli
Me shumë Foto në Tradita Ana E Malit Facebook