Performanca “Lironi rrugën” para hyrjes në ishullin Ada

June 11, 2013   | Ngjarjet - Events

Hyrja ne ishullin AdaFTESË  për MEDIA

Ju njoftojmë për performancën rrugore, të cilën e organizon Monitoring Group Ulqin – MOGUL.

 

Si rezultat i analizave të hollësishme dhe dokumentacionit që kemi grumbulluar sipas Ligjit për qasjen e lirë të informatave, kemi verifikuar se ndalimi i hyrjes bëhet në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, që garantojnë lëvizjen e lirë dhe qasjen në bregdet. Këtë veprim të paligjëshëm e ushtron vite me radhë NHT Rivijera e Ulqinit, që ndalon (dhe paguan) hyrjen në ishullin Ada.

Në performancë do të marrin pjesë aktivistët e organizatave të shoqërisë civile si dhe qytetarë tjerë, të cilët duan të mbrojnë të drejtat e tyre të garantuara me Kushtetutë dhe ligje në fuqi.

Performanca “Lironi rrugën” do të mbahet ditën e shtunë, me 15. qershor 2013, në ora 11:00, para hyrjes në ishullin Ada.

 

Ju mirëpresim!

Xhemal  Peroviq

Grupi Monitorues – MogUL, Ulqin.