Biznesmenët i ankohen Cungut nga maltretimi i inspekcioneve

June 12, 2013   | Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti

Molba pripvrednika Ulcinj presjedniku Cungua“Në periudhën e mëparshme afaristët e komunës së Ulqinit janë ekspozuar  presionit të madh të inspekcioneve të llojllojshme të cilët me veprimet e veta pengojnë funksionimin normal të dyqaneve tona”, thuhet në letrën e dërguar kryetarit të komunës së Ulqinit Nazif Cungu të cilën e dërguan afaristët nga Ulqini.

150 të nënshkruarit ankohen që në të njëjtën kohë kontrollin në dyqanet të tyre e kryejnë disa inspekcione të ndryshme duke bllokuar në këtë mënyrë kryerjen e veprimtarisë primare, e që dënimet të cilat në ato raste vendosen janë shumë të mëdha.

“Me këtë rast cekim që nuk jemi kundër respektimit të ligjit shtetëror, sepse në mënyrë të rregullt i shlyejmë të gjithë obligimet e caktuara, por vërejtjet tona kanë të bëjnë me sjelljen e papërshtatshme të organeve kompetente të cilat ne i përjetojmë si maltretim”, shtohet në shkresë dhe përfundohet që inspektorët kompetent duhet përpara të edukojnë afaristët dhe të ju japin kohë të caktuar të përmirësojnë gabimet, e jo menjëherë të vendosin dënimet.

Nënshkruesit e kësaj lutje, siç mëson portali UL-info, të mërkurën në mënyrë të drejtpërdrejt i kanë paraqitur vërejtjet e veta kryetarit të komunës i cili ju tha që së shpejti do të caktoj mbledhjen me koordinatorin e inspekcioneve të unifikuara në Ulqin.

 

Portali UL-info