U bë përurimi i librit “Kraja me veçantit shestanase në rrjedhën e shekujve”

June 12, 2013   | Kulturë / Kultura

përurimi i librit Kraja me veçantit shestanaseTë martën, në “Art gallery” të Qendrës kulturore në Ulqin, është bërë përurimi i librit “Kraja me veçantit shestanase në rrjedhën e shekujve”. Për këtë “enciklopedi të vogël shestanase” kanë folur anëtarët e redaksisë dr Nail Draga dhe dr Ruzhdi Ushaku, si dhe kryeredaktori prof dr.Simë Dobreci. U lexua edhe kumtesa e prof. Hajrullah Koliqit.
përurimi i librit Kraja me veçantit shestanase.1

Në këtë libër janë përmbledhur kumtesat e studiuesve nga Mali i Zi, Kosova, Shqipëria dhe Kroacia të kumtuar në sesionin shkencor të mbajtur në Ulqin me 7 dhe 8 tetor 2011.

Librin e botoi shoqata “Don Gjon Buzuku“

Ul-Info.com