UDSH akuzon: Afaristët ti “Falënderohen” Cungut

June 13, 2013   | Lajmet / Vijesti, Opinione

inspekcija ne UlqinUnioni Demokratik i Shqiptarëve ka vlerësuar që tash 45 ditë Ulqini ballafaqohet me “invadim të madh të organeve inspektuese dhe të sjelljes së tyre jokorrekte”.”Për momentin numri i inspektorëve është më i madh se sa numri i turistëve, dhe pothuajse nuk ekziston objekt i cili nuk është i dënuar, një pjesë edhe në disa aspekte ”, thuhet në kumtesën e kësaj partie opozitare.

Theksohet që UDSH është për respektim të ligjit. “Mirëpo, nëse mangësitë ekzistojnë, duhet të ju jepet mundësi ti largojnë. Më tragjike është që inspekcionet lavdërohen në të madhe me raportet e veta dhe parat që i mblodhën duke dënuar të gjithë dhe gjithçka. Efikasiteti i punës së tyre, për fat të keq, matet me numrin e dënimeve të shkruara dhe vlerën e tyre dhe çdo gjë arsyetohet me aksionin e shuarjes së ekonomisë informale, krijimin e tregut të rregullt dhe mbrojtjen e konsumatorit në të gjitha shërbimet”, thuhet në kumtesë.

Në UDSH mendojnë që një nga arsyet për sjellje të tillë “sigurisht është premtimi që kryetari i komunës  i dha drejtorit në Drejtorinë e punëve inspektuese gjatë vizitës së tij Ulqinit”.”Prandaj, afaristët e Ulqinit, një “falënderim të veçantë” ja kanë borxh, para së gjithash, Nazif Cungut. Sepse, ai jo vetëm që ju ka hap derën, por edhe është përkujdesur mirë që afaristët dhe sipërmarrësit në komunën  Ulqinit edhe sikur të donin në këtë periudhë nuk do të kishin mundësi ta kompletojnë të gjithë dokumentacionin. E kur bëhet fjalë për biznes, kjo është e drejtë ekskluzive e tij dhe e një grupi të vogël njerëzish rreth tij” pohojnë në këtë parti.

Në kumtesë shtohet që duhet të ekzistoj koordinimi dhe bashkëpunimi, por kjo duhet të funksionoj në baza të reciprocitetit. “Kjo do të thotë që fajin për pa saktësi të afaristëve, para së gjithash duhet ta marrë ekzekutivi në Komunën e Ulqinit dhe Të Mirat Detare, për mos punën dhe vonesat e tyre, e pastaj mund të fajësohen afaristët. Mirëpo në Ulqin fjalë për fjalë përdoret proverba:” Peshku nuk pastrohet nga koka, por nga bishti”, përfundon kumtesën UDSH.

 

Sherbimi Informativ i UDSH-së