Nimanbegu në ministrinë e punës me pensionistët

June 14, 2013   | Politika

genci nimanbeguUlqin/Podgoricë,14 qershor 2013- Nënkryetari i Forcës së Re Demokratike,deputet i kësaj partie në Kuvendin e Malit të Zi,Genci Nimanbegu , i ka pri  delegacionit të pensionistëve kosovarë nga Ulqini në Ministrinë e Punës dhe të Mirëqenies Sociale të Malit të Zi  për të kërkuar  të drejtat e tyre ,marrjen e pensioneve  për vitet e punës në  Mal të Zi dhe në Kosovë.

Ndonëse pensionistët  për këtë takim kishin kërkuar përkrahje edhe nga deputetët tjerë shqiptarë,por vetëm  z. Nimanbegu i shoqëroi ata.Deputetin e Forcës dhe dhe përfaqësuesit e pensionistëve kosovarë,shtetas të Malit të Zi,në një atmosferë shumë miqësore dhe mirëkuptimi,ata u mirëpriten nga  ministri,z. Predrag Boshkoviq dhe zëvendësi i tij,z.Jovo Pajoviq.

Anëtari i delegacionit, Mehmet Aloja  falenderoi  ministrin dhe deputetin Nimanbegu për  mundësinë e krijuar  që të vijnë në ministri për të  treguar edhe një herë shqetësimet e pensionistëve ,të cilët me dekada të tëra  në kohën e shtetit të përbashkët kanë punuar në ndërmarrjet dhe institucionet e Kosovës, por  nuk kanë arritur as sot e kësaj dite realizojnë të drejtat e tyre ligjore,pensionet  për  vitet e stazhit dhe të punës në Kosovë.

Ministri Boshkoviq,përseriti edhe një herë se jemi shumë të interesuar që kjo çështje të definohet sa më parë me palën kosovare me një Marrëveshje bilaterale.Në fund të këtij muaji,negociatat do të vazhdojnë në Prishtinë, edhe nuk ka  asnjë arsye të zvarritet.

Ai nënvizoi se do të bëjmë të pamundurën që të mos dëmtohen  shtetasit e Malit të Zi,do t u  bashkohet  stazhi  M-4  atyre që kanë moshën 65 vjeçare dhe 15 vjet kontribute të paguara.Prof. Aloja insistoi që të mos  anashkalohet  çështja e e dekadave të punës në ndërmarrjet kosovare të atyre të cilët në Mal të Zi  kanë marrë ose kanë kushtet e marrjes së pensioneve.Përfaqësuesit e Ministrisë malazeze të Punës  thanë se në Kosovë nuk ekziston Ligji mbi pensionet dhe se modeli  i Marrëveshjes  bilaterale që po e harmonizojmë,Prishtina e ka  nënshkruar me Maqedoninë.

“Por,në takimin e ardhshëm në Prishtinë, jam i bindur se  do të harmonizohen të gjitha  pikat e diskutueshme”,- tha  zv/ministri Pajo Jovoviq, duke nënvizuar  ministria do të jetë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit e grupit të pensionistëve kosovarë nga Ulqini dhe deputetin Nimanbegu për t u  njohur me rezultatet e  e negociatave  me palën kosovare.

Shërbimi për informim i pensionistëve kosovarë në Ulqin