Takimi i grupit kordinues për përcjellen e sezonës turistike 2013

June 14, 2013   | Turizmi / Turizam

Grupi Kordinues i komunes se ulqinitMë datë 12.06.2013 u mbajt takimi i grupit kordinues për përcjellen e sezonës turistike 2013

Në komunës e Ulqinit u mbajt takimi i rregullt i grupit kordinues për përcjelljen e sezonës turistike 2013 ku morën pjesë përfaqësuesit e Komunës së Ulqinit, Organizatës turistike të Ulqinit, Policisë së Ulqinit, përfaqësues të inspeksioneve republikane si dhe përfaqësues të ndërmarrjeve publike të Ulqinit. Në takimin e udhëhequr nga kryetari i komunës z.Nazif Cungu u diskutua lidhur me pregaditjet e organizatës turistike për vënien në funksion të qendrave informative në qytet të cilat sipas drejtorit të kësaj organizate për një kohë shumë të shkurtër ato do të vihen në funksion të qytetarëve dhe musafirëve që vizitojnë qytetin tonë. U diskutuar edhe lidhur me vjeljen e takës turistike dhe taksës së banimit ku për këtë çeshtje do të hartohet një plan veprimi në mënyrë që vjelja e tyre të realizohet me efikasitetin e duhur.
Poashtu u diskutua lidhur me çështje të pastertisë dhe objekteve jofunksionale të cilat prishim imazhin e qytetit, ku Ndërmarrja për Veprimtari Komunale dhe Policia Komunale e Ulqinit do të veprojnë në mënyrë të përshpejtuar për pastrimin e këtyre objekteve nga hapsirat publike.
Në këtë takim u diskutua lidhur me lirimin e hapsirave në trotuare, parkimeve dhe funksionimin e komunikacionit në tërë qytetin.
Takimi i grupit kordinues mbahet çdo të merkurë dhe do të diskutohen të gjitha çështjet të cilat ndikojnë në mbarvajtjen e sezonës turistike.

Opština Ulcinj / Komuna e Ulqinit
Tel: +382 30 412 050
Fax: +382 30 412 413
Adresa: Bul. Skenderbeu bb, 85360 Ulcinj, MNE