Nazif Cungu kryetari më i pasur prej të gjithë kryetarëve të komunave në Mal të Zi

June 15, 2013   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Nazif Cungu kryetari me i pasur prej te gjithe kryetarëve ne Mal te ZiPasuria e kryetarëve të komunave të Malit të Zi vazhdon të rritet dita – ditës, pavarësisht se pagat e tyre janë shumë të vogla në raport me pasurinë që ata kanë krijuar ndër vite, shkruan sot gazeta “Dnevne Novine”.
Sipas formularëve që ata kanë deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit, një pjesë e kryetarëve të komunave të Malit të Zi kanë deklaruar se posedojnë pasuri me mijëra euro.

Kryetari i komunës së Ulqinit z.Nazif Cungu, siç duket është kryetari më i pasur prej të gjithë kryetarëve të komunave tjera të Malit të Zi. Pasuria e tij familjare është ndërtuar që nga viti 1970.

Në mesin e 21 kryetarëve të komunave në Mal të Zi, nga analiza e uebsajtit të Komisionit për përcaktimin e konfliktit të interesit,analiza tregon se Kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu është më i pasuri në mesin e kryetarëve të komunave në Mal të Zi.

Siç shkruan gazeta “Dnevne novine”, përfitimi vjetor i Nazif Cungut nga kompania Cungu&Co, ku benefisi në vitin e kaluar ishte 286.393 euro.

 

Tek të hyrat vjetore ka deklaruar vetëm pagën mujore prej 1230 euro, kurse në në bordin e Ulqin Biznes Asociacionit thuhet se eshtë vullnetar.
Nazif Cungu ka disa patundshmëri dhe aksione në kompaninë “Transferimi i vlerave” në shumën prej 14 mijë euro , ku i transferoj të drejtat e veta drejtuese, si dhe kredi në shumën e 230 mijë euro thuhet në deklaratë.