KK “Ulqini” përfundon sezonin e parë të garave me sukses
Më 16 qershor 2013, në Podujevë, Kosovë, u mbajt turneu XIII ndërkombëtar i karatesë “Rrahim Curri & Behar Begolli” i organizuar për nderë të ditës së çlirimit të Podujevës, ku morën pjesë 30 klube me mbi 250 garues nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, si dhe klubet nga Kosova.

Në këtë turne KK “Ulqini” u paraqit me 3 garues, të cilët arritën të kurorëzohen me 4 medalje: 1 të artë, 2 të argjendta dhe 1 të bronztë.
Medaljet i fituan: Seida Suma – 1 të artë dhe 1 të argjendtë, Antigona Rama – 1 të argjendtë dhe Hantije Ibroçi – 1 të bronztë.
Ekipi u udhëhoq nga Drejtori i Marketingut Skender Tahiri dhe Kryetrajneri i klubit Kujtim Sukaliqi.
Me këtë turne KK “Ulqini” përfundon me sukses sezonin e parë të garave.
SHËRBIMI INFORMATIV I KLUBIT TË KARATESË “ULQINI”





