Sue K Brown bëri inaugurimin e byrosë së qytetarëve ne Komun të Ulqinit + Foto

June 18, 2013   | Lajmet / Vijesti, Politika

Sue-K-Brown-Nazif-Cungu-inauguration-Ulcinj-MontenegroNë Komunën e Ulqinit u bë inaugurimi i byrosë së qytetarëve

Sot në prani të ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Podgoricë shkeqesisë së sajë zonjës Sue K Brown u bë inaugurimi zyrtar i byrosë së qytetarëve në komunën e Ulqinit, me ç’rast u shenua edhe zbatimi i suksesshem i Memorandumit për mirkuptim nënshkruar ndërmjet Komunës së Ulqinit, USAID-it dhe Programit të administrimit efikas në nëntor të vitit 2012.
Mbështetja e përgjithshme i këtij aktiviteti kap vleren prej 120.000 dollar amerikan të realizuara me mjete të popullit amerikan, nëpërmes USAID-it në kuader të programit për administrim efikas në Mal të Zi.

Aktivitetet për këtë projekt në komunën e Ulqinit kanë filluar me 28 nëntor të vitit 2012 me nënshkrimin e memorandumit të mirkuptimit në të cilin është paraparë korniza formale e implementimit të planit të efikasitetit dhe transparencës së qeverisjes lokale në komunën e Ulqinit. Ndërtimi i byrosë së qytetarëve është njëri nga aktivitetet e parapara në planin e lartpërmendur që është realizuar gjatë periudhës kohore dhjetor 2012 – qershor 2013.
Aktivitetet e parapara me këtë plan kanë për qellim thjeshtësimin dhe automatizimin e procedurave, avancimin e transparences së punës në qeverisjen lokale, avansimin e mardhënieve me klientin si dhe përmirsimin e komunikimit të mbrendshem të qeverisjes lokale.
Aktivitetet e realizuara në komunën e Ulqinit gjatë implementimit të këtij plani janë:
– Analiza detale e proceduara ekzistuese administrative që kanë të bëjnë me ndërmarrjet dhe qytetarët, analiza ekzistuese e teknologjisë informative dhe burimeve njerzore të administrates lokale si dhe rekomandimet për avansimin e tyre.
– Organizimi i trajnimit për punonjësit e administrates lokale në të gjitha nivelet
– Instalimi i rrjetit kompjuterik dhe telefonik me qellim të avansimit të komunikimit të mbrendshem dhe të jashtem në administraten lokale si dhe mundësimin e zbatimit të sistemit të kontrollit për të gjitha procedurat administrative.
– Instalimi i softverit për procesimin e procedurave ku bashkë me paisjet adekuate për këtë softver do të lehtësoj punën e byrosë së qytetarëve.
– Në përputhje me nevojat e qytetarëve është realizuar hapsira e byrosë së qytetarëve për 7 punonjës të administrates lokale të Ulqinit të cilët përmes shfrytëzimit të këtij softveri do të mund të administrojnë nevojat dhe kërkesat e qytetarëve.

Programi i administrimit efikas në Mal të Zi i financuar nga USAID-i ësht implementuar nga instituti East West Management.
Qellimi kryesor i këtij i këtij programi është krijimi i transparences dhe funksionalitetit të institucioneve drejtuese si dhe forcimi i rrolit të shoqerisë civile dhe private si partner të institucioneve në Mal të Zi. Theks i veçantë në kontekstin e implementimit të këtij projekti në Ulqin është vëne në thjeshtimin e procedurave administrative si dhe në efikasitetin dhe transparencen e punës së qeverisjes lokale.

Opština Ulcinj / Komuna e Ulqinit
Tel: +382 30 412 050
Fax: +382 30 412 413
Adresa: Bul. Skenderbeu bb, 85360 Ulcinj, MNE

Sue-K-Brown-Nazif-Cungu-inauguration-Ulcinj-Montenegro-1 Sue-K-Brown-Nazif-Cungu-inauguration-Ulcinj-Montenegro-2 Sue-K-Brown-Nazif-Cungu-inauguration-Ulcinj-Montenegro-3 Sue-K-Brown-Nazif-Cungu-inauguration-Ulcinj-Montenegro-4 Sue-K-Brown-Nazif-Cungu-inauguration-Ulcinj-Montenegro-5 Sue-K-Brown-Nazif-Cungu-inauguration-Ulcinj-Montenegro-6 Sue-K-Brown-Nazif-Cungu-inauguration-Ulcinj-Montenegro-7 Sue-K-Brown-Nazif-Cungu-inauguration-Ulcinj-Montenegro-8 Sue-K-Brown-Nazif-Cungu-inauguration-Ulcinj-Montenegro-9 Sue-K-Brown-Nazif-Cungu-inauguration-Ulcinj-Montenegro-10