Konkursit për ndarjen e mjeteve organizatave joqeveritarete

June 19, 2013   | Rajoni / Region

Komuna-Ulqinit-PressNë bazë të nenit 3 të Vendimit mbi kriteret, mënyrën dhe procedimin për ndarjen e mjeteve organizatave joqeveritarete shpallur ne (“Fl.Zyrtare e Malit te Zi nr. 5/07),
KRYETARI I KOUNËS SË ULQINIT

S h p a l l ë

KONKURS PUBLIK PËR NDARJEN E MJETEVE PËR PROJEKTE ORGANIZATAVE JOQEVERITARE PËR VITIN 2013

1. Lëndë e konkursit është ndarja e mjeteve organizatave joqeveritare të planifikuara. me buxhetin e Komunës së Ulqinit, realizimi i te cilave ne tërësi do te realizohen në territorin e Komunës së Ulqinit nga këto fusha:
– mjetet e planifikuara me Buxhetin e Komunës së Ulqinit u ndahen në radhë të parë organizatave joqeveritare projektet e të cilave janë nga fushat:
– Socio – humanitare,
– Fëmijëve dhe rinisë,
– Kulturës, artit dhe shkollimit,
– Mbrojtjes së midisit jetësor dhe shëndetit të qytetarëve
– Ndërtimi dhe zhvilimi i komunitetit lokal dhe
– Demokracia dhe të drejtat e njeriut (të grave dhe pakicave).
Komisioni me rastin e shpalljes së konkursit për çdo vit definon prioritetet për atë vit.
2. Të drejtë pjesëmarrjeje kanë ORGNIZATAT JOQEVERITARE të cilat deri në ditën e
shpalljes së Konkursit janë të regjistruara ë Mal të Zi, me seli në Ulqin (ne perputhmeri me ligjin e ri mbi shoqatat joqeveritare “Fl.zyr.MZ” nr. 39/11), qe realizimin e shpenzimeve të mjeteve në tërësi do ta bejnë në territorin e Komunës së Ulqinit dhe qe deri diten e fundit të perfundimit konkursit, komisionit për ndarjen e mjetëve do i dorzojnë raportin narativ dhe financiar mbi realizimin e meparshem të projekteve të fituara dhe realizuara (për projektet e 2011 vit.).
3. Ndarjen e mjeteve e bënë Komisioni për ndarjen e mjeteve për projekte të organizatave
joqeveritare (në vazhdim Komisioni), të cilin e ka formuar Kryetari i Komunës së Ulqinit.
4. Organizata joqeveritare aplikon në Konkursin e shpallur.
4.1.Formularin i aplikimit organizata joqeveritare mund ta marrë në byronë e qytetarëve të Komunës së Ulqinit dhe në Sekretariatin për administratë dhe veprimtari shoqërore të komunës së Ulqinit.
4.2.Aplikimi i dorëzohet Komisionit në zarf të vulosur dhe dorëzohet në byronë e qytetarëve të komunës së Ulqinit.
4.3.Organizata joqeveritare mund të konkurojë pët vlerën e përgjithshme të çmimit të projektit apo për pjesën e mjeteve që mungojnë dhe është i obligueshëm që këtë ta shënojë.
4.4.Aplikacionit i bashkangjiten:
– Dëshmia e regjistrimit në Mal të Zi dhe Statuti,
– Projekti me të cilin organizata konkurron për ndarjen e mjteve i shkruar sipas formës së
definuar projektuese nga ana e Komunës së Ulqinit (në harmoni me nenin 10 të këtij Vendimi) në shtatë ekzemplarë,
– rekomandimet e ekspertëve nga lëmitë relevante, nëse i posedojnë,
– garancinë (deklaratën) e personit të autorizuar që nuk ka fituar mjete nga ndonjë donator tjetër për projektin apo pjesës së projektit i cili kandidohet, e që përmbanë dispozitën mbi pranimin e përgjegjësisë në bazë të kodit penal të Malit të Zi.
4.5.Me qëllim të arritjes së kushteve të njëjta për të gjithë pjesëmarrësit e konkursit si dhe procedimit metodologjik është përshkruar formulari për paraqitje të projekteve i cili përbëhet nga tri pjesë dhe të cilin e plotëson nëpunësi i autorizuar i byrosë së qztetarëve, personi i autorizuar i organizatës joqeveritare dhe Komisioni me rastin e vendosjes.
4.6.Formën projektuese si dhe CD në gjuhën Shqipe dhe atë Malazeze organizatat joqeveritare mund ta marrin në byronë qytetare të Komunës së Ulqinit dhe Sekretariatin për administratë dhe veprimtari shoqërore.
4.7.Komisioni cakton mbledhjen konsultative me oganizatat joqeveritare, në të cilën do të informohen mbi të gjitha çështjet e rëndësishme për pjesëmarrje në konkurs në javën e pare pas shpalljes së konkursit.
4.8.Informatat mbi të gjitha çështjet e rëndësi për pjesëmarrjen në konkurs mund të merren çdo ditë pune nga ora 08 deri në 15, në tel. dhe faks 030-412-926 apo celular 069034228 (kontakt personi Ahmet Aloshi.
5.1. Shuma maksimale e mjeteve të ndara për projektin e miratuar të një organizate mund te jet 20% nga buxheti i paraparë i komunës për këtë qëllim.
5.2. Komisioni është i obligueshëm të sjellë vendimin mbi ndarjen e mjeteve në afat prej 30 ditësh nga dita e skadimit të konkursit.
5.3. Vendimin mbi ndarjen e mjeteve komisioni do ta publikojë në tabelën e shpalljeve të Komunës së Ulqinit, në Sekretariatin për administratë dhe aktivitete shoqërore, gazetën ditore “Pobjeda” në të cilën është shpallë Konkursi dhe ne te gjitha mjetet e informimit publik ne teritorin e Komunes së Ulqinit.
5.4. Pas sjelljes së vendimit mbi ndarjen e mjeteve dhe shpalljes publike të vendimit të komisionit, kryetari i komunës lidh kontratën me organizatën joqeveritare me të cilën rregullohen të drejtat dhe obligimet e ndërsjellta, më së voni 30 ditë nga dita e sjelljes së vendimit të komisionit mbi ndarjen e mjeteve.
6. Konkursi është shpallur me daten 12.06.2013. vit në gazetën ditore “Pobjeda” – Podgorica dhe është i hapur 30 ditë nga dita e botimit.
KOMUNA E ULQINIT
Kryetari i Komunës,
Nazif Cungu