Llukshiq: Sukseset e Malit të Zi inkurajuese

June 19, 2013   | Ngjarjet - Events

Enver-Hoxhaj-igor-luksicSukseset të cilat i ka realizuar Mali i Zi në proceset integruese janë nxitje për tërë rajonin , ka vlerësuar ministri i punëve të jashtme të Kosovës Enver Hoxhaj , duke theksuar se me ndryshimet e ardhshme kushtetutuese do të garantohet përfaqësimi adekuat i pakicës nacionale malazeze në Kosovë.

Ministri i punëve të jashtme dhe integrimeve evropiane të Malit të Zi Igor Llukshiq  gjatë qëndrimit në Shkup ka zhvilluar disa takime me pjesëmarrësit tjerë të tubimit të Komisionit të partneritetit të Kartës së Adriatikut, kurse në fokusin e bisedimeve me ministrin Hoxhaj ishte , siç është kumtuar çështja e përparimit të mëtejmë të marrëdhënieve për ndryshe të mira ndërmjet dy vendeve , në veçanti në sferën ekonomike.

Siç theksohet nga ministria , Hoxhaj ka vlerësuar se sukseset të cilat i ka realizuar Mali i Zi, në proceset integruese janë nxitje për tërë rajonin. Llukshiq është takuar edhe me  zëvendësin e ndihmësit  të sekretarit shtetëror të SHBA, Filip Riker , i cili duke e përgëzuar Malin e Zi për marrjen e presidencës në Kartën e Adritikut , ka theksuar rëndësinë e këtij forumi i cili paraqet mekanizëm të rëndësishëm i cili vendet aspirante i përgatit për anëtarësim në NATO.

 

TVCG