Nënshkruhet kontrata për ndriçimin publik në Shtoj

Nazif-Cungu-Kompania-SpinelKryetari i komunës së Ulqinit z. Nazif Cungu ka nënshkruar sot marrveshjen me kompanin Spinel nga Kotorri për vendosjen e ndriçimit publik në Shtoj, përgjat rrugës magjistrale, nga Shtoji i Epërm deri në qendër të Shtojit me një gjatësi prej 4 kilometrave.
Për shkak të procedurave të tenderimit dy iniciativat e mëparshme përfunduan pa rezultat dhe kjo është procedura e tretë e tenderimit të këtij projekti që u realizua me sukses për të cilën u kontraktua firma Spinel.

Nazif-Cungu-Kompania-Spinel-1
Nga që në komunën e Ulqinit ka filluar sezona turistike Drejtoria e Rrugëve të Malit të Zi ka dhënë pelqimin që punimet për vendosjen e këtij rrjeti të fillojn pas përfundimit të sezonës turistike. Punime do të fillojn me datë 16 shtator të këtij viti dhe do të zgjasin 20dit. Mjetet për realizimin e këtij investimi kapin vleren prej 186.706,90 euro dhe janë të siguruara nga buxheti i komunës së Ulqinit.
Në ndërkohë është duke u punuar edhe për pregaditjen e projekti për ndriçim publik nga qendra e Shtojit deri në Adë.

 

Opština Ulcinj / Komuna e Ulqinit
Tel: +382 30 412 050
Fax: +382 30 412 413
Adresa: Bul. Skenderbeu bb, 85360 Ulcinj, MNE