Aktivitetet e diplomatit të Malit të Zi në Kosovë

June 21, 2013   | Politika

UNIONI  DEMOKRATIK I SHQIPTARËVE - takim me z.MilaniqinTë premten selinë e Unionit Demokratik të Shqiptarëve e ka vizituar diplomati  i Malit të Zi në Kosovë Radovan Milaniq. Milaniq tha  që këto janë konsultime të zakonshme para kalimit zyrtar në atë detyrë.

Udhëheqësit e UDSH-së mendojnë që Qeveria e Malit të Zi ka bërë hap pozitiv me hapjen e përfaqësisë diplomatike në Kosovë. “Afrimi i dy shteteve me siguri do të sjell dhe bashkëpunim më të mirë në ekonomi, kulturë dhe në çdo sferë tjetër ”, kanë vlerësuar nga kjo parti nacionale shqiptare.

Shërbimi për informim të UDSH-së