Fillojnë punën qendrat informative të OTU-së

Grupit kordinues për përcjellen e sezonës turistike 2013 ne UlqinU mbajt takimi i rregullt i grupit kordinues për përcjellen e sezonës turistike 2013

Në komunës e Ulqinit u mbajt takimi i rregullt i grupit kordinues për përcjelljen e sezonës turistike 2013 ku morën pjesë përfaqësuesit e Komunës së Ulqinit, Organizatës turistike të Ulqinit, Policisë së Ulqinit, përfaqësues të inspeksioneve republikane si dhe përfaqësues të ndërmarrjeve publike të Ulqinit.
Në takimin e udhëhequr nga kryetari i komunës z.Nazif Cungu u diskutua në terma konkret lidhur me mbarvajtjen e komunikacionit në komunën e Ulqinit gjatë këtij sezoni turisitk.
Grupit kordinues për përcjellen e sezonës turistike 2013 ne Ulqin.1

Sekretari i sekretariatit për çeshtje komunale i informoi të pranishmit që ka përfunduar procedura e tenderimit për vendosjen e shenjave të komunikacioni ku bashkë me shenja të tjerë informues do të vendosen gjatë javës së ardhëshme. Ai poashtu informoi se është duke u punuar edhe një projekt më detal lidhur me shenjat rrugorë horizontal dhe vertikal për tërë qytetin e Ulqinit.
Në takim drejtori i Organizatës Turistike të Ulqinit i informoi të pranishmit për fillimin këtij sezoni dhe numrin e turistëve në qytetin tone. Ai poashtu i njoftoi ata se javen e ardhshme do të fillojnë punë edhe qendrat informative të cilët do ti shërbejnë qytetarëve dhe musafirëve që vizitojnë qytetin tonë.
Poashtu u diskutua lidhur me çështje të pastertisë në qytet, furnizimit me ujë, si dhe për marrjen e masave parandaluese nga zjarret e mundëshme.

 

Opština Ulcinj / Komuna e Ulqinit
Tel: +382 30 412 050
Fax: +382 30 412 413
Adresa: Bul. Skenderbeu bb, 85360 Ulcinj, MNE