Kryetari Cungu takon përfaqësuesit e Inveraqua Montenegro

June 21, 2013   | Ekonomia / Ekonomija

Cungu takon përfaqësuesit e Inveraqua MontenegroPas prezantimit të vitit të kaluar në Panairin e Patundshmërive dhe investimeve Frei 2012 në Milloçer dhe përfundimit të të gjitha përgatitjeve lidhur me projektin, i cili është punuar sipas rekomandimeve të zinxhirit të madh të hoteleve dhe resorteve Iberostar Group nga Spanja, për ndërtimin e hotelit në Plazhin e madh në Ulqin, i cili edhe do të afarizojë në kuadër të këtij zinxhiri të madh, përfaqësuesit e kompanisë Inveraqua Montenegro të cilët janë edhe inicues të këtij projekti janë takuar me Kryetarin Cungu dhe bashkëpunëtorët e tij me qëllim që të planifikojnë hapat e mëtejshëm me qëllim të realizimit të këtij projekti.
Cungu se sastao sa predstavnicima Inveraqua Montenegro

Projekti përfshinë ndërtimin e hotelit me kapacitet 400 dhoma në afërsi të hotelit Belvi në Plazhin e madh me koeficientin e ndërtimit prej 0,33 % për ndërtimin e të cilit nevojiten 35 milionë Euro. Lokacioni për ndërtim është në sektorin 66 të Studimit shtetëror të lokacionit për të cilin kanë përfunduar dokumentet planore dhe kushtet për ndërtim tashmë janë plotësuar. Inveraqua Montenegro krahas zgjidhjes ideore dhe studimit të fizibilitetit ka siguruar edhe një të tretën e mjeteve për këtë investim nga ana e një banke spanjole.
Me qëllim të mbylljes së paketës financiare të këtij investimi Kryetari Cungu dhe drejtori i Inveraqua Montenegro z. Damian Flores janë marrë vesh për paraqitjen e përbashkët në Panairin e investimeve në Mynih ku do të prezantohet ky projekt. Prezantimi i projektit do të jetë edhe në bashkëpunim me Ministrinë e turizmit dhe zhvillimit të qëndrueshëm gjatë vizitës e cila është planifikuar me vizitën që do t’u bëhet investitorëve potencialë në Emirate.

 

Opština Ulcinj / Komuna e Ulqinit
Tel: +382 30 412 050
Fax: +382 30 412 413
Adresa: Bul. Skenderbeu bb, 85360 Ulcinj, MNE