Ulqini gati për sezonin turistik 2013

June 21, 2013   | Turizmi / Turizam

Ulqini-gati-per-sezonin-veror-2013Qyteti i Ulqinit është në fund të pergatitjeve për sezonin e ri turistik. Këtë vit pushuesit që preferojnë qytetin e vogel jugor, do të përballen me ndryshime të shumta dhe mjaft të dukshme. Investimet infrastrukturore në qendrën më të vizituar të Ulqinit kanë qenë të konsiderueshme.

Ura mbi Port Milene mund te konsiderohet si investimi me i rendesishem ne prag te sezonit turistik per vete rendesine qe ka. Ndërtimi i urës mbi Port Milenë mundëson lidhjen e bulevardit “Teuta” me rrugën e Shtojit, e cila të çon në ujëdhesën Ada. Ura e re do të shmangë problemet në komunikacion, që shfaqen sidomos gjatë sezonit veror në këtë aks rrugor.

Poashtu gjatë këtyre ditëve është duke përfunduar pjesa e dytë e segmentit rrugor Sukubinë-Ulqin nga udhëkryqi i Katërkollës e deri në Krythë. Në kuader të realizimit të këtij projekti, Komuna e Ulqinit ka propozuar një projekt shtesë për standartizimin e kësaj rruge në pjesën e qendrës së Katërkollës. Ky projekt parasheh zgjerimin e urës në qendër të Katërkollës, ndërtimin e trotuarëve si dhe rregullimin e ujrave atmosferik në këtë zonë. Vlera e këtij investimi është 50 000 euro ndersa ka hyre ne fazen perfundimtare dhe do te jete ne dispozicion te qytetareve dhe turisteve brenda pak diteve.

Gjatë ditëve të fundit janë duke u zhvilluar punimet për rregullimin e trotoareve në Plazhen e Madhe, rreth ndërmarrjes së Ujësjellsit dhe Ndërmarrjes për Veprimtari Komunale, në rrugën 28 nëntori e kështu me rrallë. Punimi i këtyre trotuarëve kanë një gjatësi prej 2020m dhe kapin vleren prej 45.000euro njofton Komuna e Ulqinit. Poashtu kanë përfunduar punimet për vendosjen e ndriçimit publik në hyrje të stacionit të autobusave, punimet e të cilit i ka realizuar kompania Ramel dhe investimin ka vleren prej 7200 euro.

Qyteti ka marrë një pamje të re , po ti shtosh këtu edhe lulet të cilat i kanë dhënë qytetit një tjetër dimension. Një vit më parë kanë qëndruar në qytetin e Ulqinit mbi 120 mijë pushues, ndërsa këtë vit synohet nga ana e Komunes që numri i tyre të jete me i larte.

KrajaOnline