Ne prag te Festivalit turistët pushtojnë plazhet e Ulqinit

June 23, 2013   | Shoqëria / Društvo, Turizmi / Turizam

Ne prag te Festivalit turistët pushtojnë plazhet e UlqinitNë Ulqin aktualisht pushojnë një numër i konsideruar i mysafirëve nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria dhe vendet tjera.

Është bërë zakon, që ditët e vikendit sjellin në rivierën e Ulqinit, valën e re të pushuesve, e kjo plotësisht po bëhet realitet. Situata sinoptike u shkon për shtati pushuesve dhe turizmit në Ulqin.
Sipas kumteses nga organizata turistike e Ulqinit në rivierën e Ulqinit kah fundi i kësaj javë qëndrojnë rreth katër mijë turistë.

Hotelierët janë parapregatitur për një valë të tillë të mysafirëve gjatë vikendit, parashikim që është duke u realizuar. Vala e re e mysafirëve që është pritur gjatë ditëve të vikendit dhe të fillimit të javës, ka të ngjarë që do të tejkalojë të gjitha parashikimet.

Gjithashtu duhet cekur se numri më i madh i turistëve, 1854, qendrojnë në hotele. Nga ky numër të vendit janë 150, e të tjerët janë të huaj. Njëkohësisht në kampe banojnë vetëm 70 mysafirë, kurse në akomodimet private qëndrojnë nga 1500 deri në 2000 mysafirë kumtohet nga organizata turistike e Ulqinit.
Ne prag te Festivalit turistët pushtojnë plazhet e Ulqinit.1

Në Ulqin, evidencë të saktë ose të përafërt të numrit të mysafirëve nuk ka, por, ajo që vërehet është se, kapacitetet e disa hoteleve gati janë përplot, ndërsa sektori privat shënon rritje të numrit të pushuesve jo vetëm nga Kosova, por edhe nga Shqipëria, Maqedonia, Bosna, Serbia dhe vende të tjera. Vazhdimisht arrijnë grupe të shumta që kërkojnë vend të lirë për vendosje në hotele ose në sektorin privat. Në Ulqin, aktualisht pushojnë një numër i konsideruar i mysafirëve, në prak të fillimit të festivalit “Southern Soul Festival Montenegro 2013” që për të paren herë do të mbahet më  28, 29 dhe 30 korrik 2013.

Parashikimet e vikendit të festivalit “Southern Soul Festival Montenegro 2013” që do të mbahet më  28, 29 dhe 30 korrik 2013, do të sjellë në rivierën e Ulqinit, numër të madhë të mysafirëve pushuesve, që plotësisht po bëhet realitet, mbase edhe do ti tejkalojë parashikimet. Situata sinoptike prej 33° grad që po mbretëron ndihmon verën turistike në Ulqin. Për ditët e vikendit të ardhëshem, në Ulqin pritet të pushojnë mbi 30 mijë mysafirë. Këtë më së miri e dëshmojnë plazhet e mbushura përplot, në tërë gjatësinë e bregut të rivierës së Ulqinit.

Pritet që deri në fund të kësaj jave në territorin e komunës së Ulqinit të vendosen pikat Turistike-Informative ku do të mund të regjistrohet banimi dhe të merren të gjitha informatat e nevojshme për qytet./Lajme nga Ulqini/