Ditë zie në Mal të Zi për rumunët

June 26, 2013   | Rajoni / Region

aksidenti i autobusit rumun.1Podgoricë, 26 qershor  –  Mali i Zi sot mban zi për 18 rumunët, që humbën jetën në grykë të Moraçës, por edhe për katër të rinj që vdiqën afër Tivarit.

Në aksidentin e komunikacionit në magjistralen Podgoricë-Kollashin, vdiqën 18 udhëtarë, 29 u lënduan, nga të cilët tre vazhdojnë të përballen me rrezikun për jetë. Shkaku i fatkeqësisë ende nuk është gjetur.

Një tjetër tragjedi goditi Malin e Zi këtë javë. Derisa po punonin për hapjen e një bunari në Tivar vdiqën katër të rinj.

Koha Net