Edhe krijuesit shqiptarë të jenë laureatë të çmimeve shtetërore

June 27, 2013   | Kulturë / Kultura

Laureatë e Cmimeve shtetroreShkruan: Ibrahim Berjashi,shkrimtar dhe publicist

Ulqin,27 qershor- Si njeriu që I ka vënë themelet e letërsisë dhe gazetarisë shqiptare në Malin e Zi,përkrahi propozimin dhe arsyetimin e kryeparlamentarit malazias, Ranko Krivokapiq lidhur me Draftligjin mbi çmimet shtetërore në këtë shtet.
Por, ky ligj ka shumë arsye ,që të definojë edhe të drejtën e shqiptarëve (poetëve,shkrimtarëve,publicistëve,kompozitorëve…),të cilët jetojnë edhe krijojnë në Malin e Zi edhe janë pjesë e mozaikut kulturor të shoqërisë malazeze,por veprat e tyre janë në gjuhën e këtij etnitetit, atë shqipe, për të qenë laureatë të çmimeve prestigjoze shtetërore të Malit të Zi.
Kërkesa dhe iniciativa të kësaj natyre janë evidencuar edhe shtruar nga deputetët shqiptarë që në mandatin e kaluar të Kuvendit të Malit të Zi,në Ministrinë mbi të drejtat e njeriut dhe pakicave,në Ministrinë e Kulturës, në Qendrën e ruajtjes dhe zhvillimit të kulturës së pakicave të Malit të Zi , në Këshillin Nacional të Shqiptarëve në Malin e Zi,por nuk ka hasur në përkrahje të ligjvenësit as të ekzekutivit shtetëror të Malit të Zi.
Meqë kryeparlamentari z. Krivokapiq ,siç njoftojnë mediat e Podgoricës,ka ndërmarrë këtë nismë,konsideroj se ky Ligj,me një nen të posaçëm,duhet t u  sigurojë të drejtën edhe krijuesve shqiptarë që jetojnë e veprojnë në Malin e Zi,të drejtën e pjesëmarrjes në Juri,të kandidmit,vlerësimit dhe të nderimit me çmimet shtetërore të veprave të krijuara në gjuhën e tyre amtare, shqipe.

Është detyrë njerëzore,humanitare,kulturore dhe  nacionale e deputetëve shqiptarë të shtrojnë dhe arsyetojnë në Parlamentin shtetëror të Malit të Zi,arsyetimin e inkorporimit të kësaj të drejte civilizuese të frymës së integrimeve multietnike dhe multievroatlantike.