Tahiri bën homazhe te varri i veprimtarit ulqinak, Naser Lamoja
Kryetari i Aleancës për Prishtinën, Besnik Tahiri, ka bëra homazhe pranë varrit të veprimtarit të shquar nga Ulqini, Naser Lamoja i cili vdiq papritmas.
Naserin e njoha për herë të parë në korrikun e 1999 në Prishtinë, dhe që nga atëherë kemi qenë miq shumë të mirë.
Për ata që nuk e njohën, Naseri gjatë veprimtarisë së tij u angazhua fuqishëm në përkrahje të refugjatëve nga Kosova të cilët qëndruan në Ulqin gjatë periudhës së luftës (1999).


Duke qenë njeri me zemërgjerësi të madhe, ai këto aktivitete i bëri si në cilësi të ndërmarrësit ashtu edhe përmes punës së tij në Shoqatën Humanitare Drita e cila u themelua në Ulqin enkas për të ndihmuar njerëzit në nevojë që qëndronin si refugjatë në Ulqin, thuhet në njoftimin e zyrës së Besnik Tahirit.
(ORAinfo)
Te kerkuam… E s’te gjetem te humbem babi. Ne mjegulla te zeza prap te kerkuam… U humbe u bere jehone. Ne qiellin e fundit i lutem profetet melekeve te na zbresin. Por ti nuk zbrite. U shendrove…
Ne tmerr e vaj. Babi ishe krenaria jone dhe do te mbetesh.
Je ne mua ne zemren time.
Hafize Fizi Lamoja Facebook






