Deklarata e UDSH – së mbi vendimet e Gjykatës në lidhje me kompensimin e punëtorëve

June 28, 2013   | Politika

MEHMET ZENKA-UDSH-ULQINUnioni Demokratik i Shqiptarëve mirëpriti vendimin e gjykatës e cila detyron hotelin “Otrant” që punëtorëve të cilët në mënyrë të paligjshme, në të drejtë të Zotit dhe në mënyrë krejtësisht jonjerëzore dhe johumane janë përjashtuar nga puna, ti paguhen rrogat e mbetura.

Nga zemra i uroj punëtorët e hotelit “Otrant” në këtë fitore të madhe ligjore, ishte koha që ato njerëz të përjetojnë momente lumturie për to dhe familjet e tyre.

Me këtë vendim korrigjohet një nga një sërë padrejtësish të bërë ndaj disa mijëra punëtorëve të komunës së Ulqinit të cilët dy dekadat e fundit kanë mbetur pa punë. Është dëm i madh dhe turp akoma më i madh fakti që mjeshtrit e turizmit dhe gastronomisë të Ulqinit dhe Malit të Zi mbas punës së tyre të ndershme për disa dekada të përjashtohen nga puna dhe bukvalisht të dëbohen në rrugë.

Si ndryshe të komentojmë turpin e madh që njohësit eminent të gastronomisë dhe fituesit e çmimeve të ndryshme të fituara në gara të ndryshme nga Ulqini në Opati, i kanë konvertuar në shitës të cigareve, gazetave dhe shitës në kioskë. Kjo ndodh sepse hotelet tanë janë shitur njerëzve që porosisin capuccino pa qumësht!

Edhe njëherë nga thellësia e shpirtit dhe zemrës ju uroj miqve dhe kolegëve të mi për fitoren e merituar, më në fund e drejta i arriti edhe ato.

FALIMINDERIT ZOTIT!

 

 

Ulqin , më 28.06.2013

 

Kryetari i UDSH-së,

Mehmed  C. Zenka, d.v.