Ditët e filmit shqiptar në Ulqin

July 2, 2013   | Kulturë / Kultura

Moloja e UlqinitShoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” do të organizojë më 5-7 korrik 2013, në Molin e Madh në Ranë – Ulqin, “Ditët e filmit dokumentar dhe të shkurtër shqiptar”.

Ceremonia e hapjes së manifestimit do të bëhet të premten, më 5 korrik 2013, në orën 21:00.

Ditët e filmit shqiptar

në Ulqin

(Filmi dokumentar dhe i shkurtër)

5-7 korrik 2013, Ranë (Moli i Madh) – Ulqin

PROGRAMI

 

E premte, 5 korrik 2013, ora 21.00

Ceremonia e hapjes

– Fjala e hapjes

Ali Salaj, kryetar i SHAI “Art Club”

– Fjala përshëndetëse

Ilir Butka, regjisor dhe drejtor i Tirana International Film Festival

Debat në temën: “Filmi dokumentar dhe i shkurtër shqiptar sot”

“LA NAVE DOLCE” / Daniele Vicari / film dokumentar italo-shqiptar / 90’

 

E shtunë, 6 korrik 2013, ora 21.00

“KOLONA”/ Ujkan Hysaj / film i shkurtër / 22’

“DA MARE A MARE” / Ilir Butka / film dokumentar shqiptaro-italian / 24’

“MATANË LUMIT” / Sabir Kanaqi / film i shkurtër / 20’

“ULPIANA ANTIKE” / Bekim Sele / film dokumentar / 23’

 

E diel, 7 korrik 2013, ora 21.00

“KTHIMI” / Blerta Zeqiri / film i shkurtër / 21’

“SHKRONJAT E PAVARËSISË” / Mevlan Shanaj / film dokumentar / 51’.

“RRUGË” / Sabir Kanaqi / film dokumentar / 21’

Ceremonia e mbylljes