Emisioni “Flladi” në Otrant të Ulqinit nga Kohavision

July 2, 2013   | Lajmet / Vijesti, Ngjarjet - Events

emisioni flladi ne ulqin-kohavizionEmisioni do të fillojë që të transmetohet nga dita e 5 korrikut në orarin e çdo të premte nga ora 20:05 deri në orë 22:50.

Temat të cilët do të trajtohen do të jenë të ndryshme dhe që kanë të bëjnë me qytetin e Ulqinit: reportazhe, kronika, intervista me artistë, intelektualë, këngëtarë, fotografë etj.

Poashtu përmbledhjen ditore të gjitha këtyre emisioneve do të keni mundësi të shikoni edhe në faqet e Kohavision TV për çdo të premte.

Flladi është emision sezonal në Kohavision. Për vitin 2013 Flladi nis më 5 korrik dhe përfundon në fillim të shtatorit. Çdo të premte nga ora 20:05 deri në orë 22:50 për shikuesit e Kohavisionit servohet program flladitës për vikendet e nxehta të verës nga qyteti i bukur i Ulqinit. Në strukuturën e programit ka rreth 20 rubrika të ndryshme. Sivjet ekipi i Flladit ia ka bo “refresh” 170 minutave të tij me rubrikat “Hot Spot, Cicero, Shopping n’det, Koktej, N’villë te Linda, N’mes dy zjarresh, Koha për minigolf, … Na ndiqni çdo të premte nga ora 20:05 … ne ju ndjekim! :) Producent: Dardan Selimaj Drejtues te emisionit: Ardiana Shala, Drin Ejupi & Kaltrina Haziri Kamera; Alban Gashi & Besart Ujkani Montazhi: Atdhe Hoda & Florent Zherka Realizimi:Albert Vokshi.