Cungu takon një grup qytetarësh nga Shtoji

July 3, 2013   | Lajmet / Vijesti, Ngjarjet - Events

Cungu takon shtojakte nga ShtojiKryetari i komunës së Ulqinit z.Cungu priti në takim një grup qytetarësh nga Shtoji

Kryetari i komunës së Ulqinit z.Cungu priti në takim një grup qytetarësh nga Shtoji. Qellimi i këtij takimi ishte për të diskutuar lidhur rregullimin e infrastrukures në këtë zonë, pasi që është edhe një nga zonat më të frekuentuara nga musafirët që vizitojnë qytetin tonë gjatë sezonit turistik. Me këto qytetar është rënë dakord për asfaltimin e disa rrugëve në këtë zonë, financimi i të cilave do të bëhet 50 përqind nga buxheti i komunës së Ulqinit dhe 50 përqind nga qytetarët. Punimet për asfaltimin e këtyre rrugëve do fillojnë pas përfundimit të këtij sezoni turistik.
Kryetari Cungu i njoftoj qytetarët e Shtojit lidhur me disa aktivitete që janë duke u ndërmarrë nga komuna e Ulqinit në lidhje me rregullimin e gjendjes infrastrukurore në këtë zonë ku vlen të theksohet nisja e procedurës për hartimin e dokumentacioneve urbanistike në Shtoj, vazhdimi i rregullimit të qendrës së Shtojit, vendosja e ndriçimit publik përgjat rrugës së Shtojit nga qendra e Ferialit deri në qendër të Shtojit një investim ky që kap vleren prej 186.706,90euro dhe punimet do të fillojnë më 16 shtatorë të këtij viti. Poashtu i njoftoi ata edhe me vazhdimin e projekti projekti për ndriçim nga qendra e Shtojit deri në Bunë.
Një nga investimet më të rëndësishme jo vetem për Shtojin por për tërë qytetin e Ulqinit pritet të jetë ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimeve, projekt ky që kap vleren prej 22 milion euro dhe financohet nga Banka Gjermane për Zhvillim. Realizimi i këtij projekti do të zgjedh problemin e furnizimit me ujë dhe trajtimit të ujrave të zeza në qytetin tonë për dekada të tëra.

Opština Ulcinj / Komuna e Ulqinit
Tel: +382 30 412 050
Fax: +382 30 412 413
Adresa: Bul. Skenderbeu bb, 85360 Ulcinj, MNE