Genci Nimanbegu u takua me përfaqesuesit e Marshall Memorial Program

July 4, 2013   | Politika

Genci-Nimanbegu-predstavnici-Marshall-Memorial-program.1Në  kuadër të aktiviteteve parlamentare, deputeti I FORCES,Genci Nimanbegu u takua me përfaqësuesit amerikan të Fondacionit Marshall Memorial Program në perberje: Donald Brooks,  Derek Chen, Sol Flores, Charles Knutson, Anna Sifford dhe  Marlowe Stoudamir. Në takim ishte prezente edhe Dalliborka Ulareviq, drejtoresha ekzekutive e CGO-së.

Marshall Memorial program egziston tash më se 30 vite dhe ju mundeson lidereve te rinj nga SHBA-ja dhe Europa që të bëjnë hulumtimin e shoqërive, institucioneve dhe personave nga ana tjetër e  Atlantikut.

Genci-Nimanbegu-predstavnici-Marshall-Memorial-program

Zotëri Nimanbegu është përgjigjur në pyetjet e shumta të mysafirëve, të cilët më së shumti kanë treguar interesim për mundësitë dhe potencialet natyrore, turistike dhe kulturore si dhe pyetje lidhur me ambientimin social dhe jetën politike në vend.

Para gjashtë vitesh ky program ka filluar të realizohet edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor, kurse FORCA tash pesë vite me radhë është nikoqire e këtyre takimeve. Këtë vit takimi është mbajtur në Sallonin e kaltert të Kuvendit të Malit të Zi.

Forca press