Rikerkesa e Don Gabrielit: Shenjimi i objekteve fetare në Ulqin

July 6, 2013   | Opinione

don gabrieli-ulqinNë mungesë te shenjimeve te objekteve fetare, ne kete rast behet fjale per objektet fetare Katolike.

Nr. Prot. 23/2011 Derguar: Komunës – Ulqin.
Lënda: Shenjimi i objekteve fetare

R I K E R K E S Ë

Unë Don Gabriel Grabanica administrator i Kishës Katolike në Braticë – Kullomzë.

Pas kerkesës në shkurt të vitit 2010, dhe pasi që nuk kam marrë nga pushteti i kaluar as një pergjigje nga pala pranuese e asaj kohe as më shkrim dhe as me gojë.
Vendosa të rikerkojë nga pushtetit i ri në qytetin tonë, më një deshirë që sepaku të marr një pergjigje pa marrë parasyesh se a do jetë pozitive apo jo pozitive.
Kërkoj nga zyra komunale që është e caktuar per shenjimin e udhëtreguesve, vendbanimeve si dhe objekteve të kultit, në qoftë së është e mundur që të bëhet edhe shënjimi i treguesve për ekzistimin e objekteve fetare të komunitetit katolik, pasi që ato në të shumten e rasteve mungojnë si dhe në ato pak vende që janë te shenjuara ka gabime gramatikore dhe ortografike.
Si pergjegjës për Kishat në Braticë, Kullomzë, Krythë, Salç dhe Sajmir, për të gjitha keto Kisha të lartëpermndura nuk ka as dhe një shenjë orientuese që u mundeson vizita në keto vende të kultit pasi që shumë njerëz si të vendit por edhe të huaj nuk dinë qe ekzistojnë.
Jam i vetëdishem se jeni në valen e punëve per ti mundesuar qytetarit një jetë ma të mirë, por jam i gatshme që unë se bashku më bashkëpuntorët e mijë të jap kontributin tim në këtë drejtim.
I vetëdishem se Ulqini ka potencial turistik dhe një pjesë e mirë e turistëve vijnë nga vendet europiane që per ta keto objekte do të ishin vende atratktive për tu vizituar.
Me shpresë që këtë rikerkesë ta merrni në shqyrtim ju premtoj në bashkpunimin për një jetë ma të mirë per gjithë njerëzit vullnetmirë qe jetojnë në qytetin tonë

 

Me nderime dhe respekt
Don Gabriel Grabanica Facebook
Me 07. 11. 2011. Braticë Administrator.