U helmuan gjat intervenimit dy zjarrfikës të Ulqinit

July 6, 2013   | Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

Zjarrfikësit e Ulqinit ne intervenimGjatë intervenimit të Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit në lokalitetin e Kruçit dje duke shpëtuar dy puntorë nga Serbia që ishin duke pastruar një cisternë, u helmuan lehtë dhe dy zjarrfikës të Ulqinit, të cilët përfunduan në Urgjencë.

Me thirrjen e vendasve të Kruçit, Shërbimi i Mbrojtjes dhe Shpëtimit nga Ulqini menjëherë shkuan në vendngjarje.
Ndihma e parë u dha dy shtetasëve Serb nga stafi mjekësor të Urgjencës të Shtëpisë së shëndetit në Ulqin ku pastaj janë dërguar për mjekim të mëtejshëm në Spitalin e përgjithshëm në Tivar.

Shërbimi Mbrojtjes dhe Shpëtimit Ulqin