Cungu ka nënshkruar vendimin për punimin e Studimit Lokal të Lokacionit për zonën e Katërkollës

July 8, 2013   | Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti

Studimi lokal i Lokacionit per KaderkolleKryetari i komunës së Ulqinit z.Nazif Cungu ka nënshkruar sot vendimin për punimin e Studimit Lokal të Lokacionit për zonën e Katërkollës

Kryetari i komunës së Ulqinit z.Nazif Cungu ka nënshkruar sot vendimin për punimin e Studimit Lokal të Lokacionit për zonën e Katërkollës.
Komuna e Ulqinit ka hartuar detyren projektuese dhe vlersimin strategjik të ndikimit të këtij Plani në ambientit jetësor, materiale këto të cilat do të jenë plotësisht të integruara në procesin e përpunimit të këtij Plani Urbanistik.
Hapsira ku do të realizohet ky plan ka një siperfaqe prej 1.016.878,00 m2 (101,70 ha) duke përfshirë kështu tërë teritorin e Katërkollës në të cilen parashihet të planifikohen blloqe të banimeve individuale dhe turistike, blloqe të banime me objekte punuese, hapsira publike të përbashkëta, hapsira për sport dhe rekreacion, hapsira për objekte edukative dhe arsimore, hapsira të gjelbërta e kështu me radhë.
Përpunimi i këtij plani do të përcaktoj hapsirat e ndërtimit, kriteret e ndërtim, kushtet teknike urbanistike për ndërtimin e objekteve, rregullimin e infrastruktures rrugore, elektro-energjetike, hidro-infrastruktures, do të përcaktoj pejsazhin arkitekturor dhe do të mbrojë hapsirat kulturore, do të analizoj gjendjen ekonomiko-demografike etj, duke u nisur nga parimet e mbrojtjes së ambientit jetësor.
Ky plan urbanistit financohet nga buxheti i komunës së Ulqinit dhe prit të përfundoj për një afat tre mujor.
Në ndërkohë qytetaret e kësaj zone dhe grupe të interesuara do të kenë mundësi të përfshihen në hartimin e këtij projekti përmes shqyrtimeve publike dhe sygjerimeve të drejtpërdrejta që mund ti drejtojnë Komunës së Ulqinit, gjegjësisht Sekretariatit për urbanizem dhe planifikim hapsinor.

Komuna e Ulqinit
Kabineti i Kryetarit
Tel: 412 056

Opština Ulcinj / Komuna e Ulqinit
Tel: +382 30 412 050
Fax: +382 30 412 413
Adresa: Bul. Skenderbeu bb, 85360 Ulcinj, MNE