Cungu uron besimtarët me rastin e muajit të Ramazanit

July 8, 2013   | Lajmet / Vijesti

 

Nazif-Cungu-Urime                                                                     Telegram Urimi

 

Në këtë ditë të shenuar në kalendarin Islam,me dëshirë dhe kënaqësi të veçant dua t’u drejtohem të gjithë besimtarve musliman me urimet më të mira dhe më të përzemerta me rastin e fillimit të muajit të Shenjtë të Ramazanit.
Muaji i Ramazanit është muaji më i rëndësishem për gjithë besimtaret Islam, muaj në të cilin pasqyrohet bindja dhe sprova e njeriut për t’iu përkushtuar lartësimit shpirtëror, muaj ku dalin në pah vlerat e rralla humane të mirësisë, dashurisë, ndershmerisë dhe sakrifices ndaj njeri tjetrit, vlera që mbajnë lartë moralin shoqëror.
Me këtë rast të gjithë besimtarve musliman dëshiroj t’u shpreh urimet e mia më të përzemerta për agjerim të lehtë, qetësi shpirtrore, harmoni dhe begati në familjet e tyre.
Zoti Ju ndihmoft në këtë ritual të shenjtë, ju dhashtë shëndet, forcë dhe mundësi për ta përmbushur më së miri atë.

 

                                                                                               Kryetari i Komunës së Ulqinit

                                                                                                             Nazif Cungu

 

 

Opština Ulcinj / Komuna e Ulqinit
Tel: +382 30 412 050
Fax: +382 30 412 413
Adresa: Bul. Skenderbeu bb, 85360 Ulcinj, MNE