Kryetari i KNSH-së Tahir Tahiri takohet me zv/ minisrin e arsimit të Kosovës

Tahir Tahiri takohet me zv-minisrin e arsimit të Kosovës

NJOFTIM  PËR  MEDIA

 

Të premtën, me datë 05.07.2013 kryetari i KNSH-së Tahir Tahiri dhe sekretari Daut Ceka patën një takim pune në Ministrin e Arsimit , Shkencës dhe të Teknologjisë të Republikës së Kosovës, me zëvendës ministrin Usmen Baldzi, ku temë e takimit ka qen regjistrimi i studentëve të rinjë shqiptarë nga Mali i Zi në Univerzitetet Publike të Rep. së Kosovës për vitin akademik 2013/2014.

Kryetari i KNSH-së, Tahir Tahiri e njoftoj  z.Baldzi me interesimin e madh të maturantëve nga Mali i Zi  për tu regjistruar në UP të Kosovës dhe kërkoi nga MASHT-i dhe Qeveria e Republikës së Kosovës që,  duke pasur parasysh kërkesat në rritje të maturantëve shqiptar nga Mali i Zi, të dyfishohet numri i kvotave për këtë vit akademik, krahasuar me vitin e kaluar.

 

Zavendësministri Baldzi, shprehu mirëpkuptimin e plotë për këtë kërkesë të KNSH-së dhe ofroj ndihmesën e tijë të pa rezervë për rritjen e numrit të kuotave për regjistrim.

Zv/ ministri premtoi poashtu se do të bëjë çështë e mundur  që kjo kërkesë e KNSH-së, të aprovohet sa më parë  në Ministrinë e arsimit, në mënyrë që asnjë kandidat shqiptarë nga Mali i Zi të mos mbetet pa u regjistruar, sepse siç tha ai, Republika e Kosovës  e ka obligim kombëtarë dhe moral që të u ndihmoj shqiptarëve në Malin e Zi, jo vetëm për çeshtjen e regjistrimit të studentëve por dhe për probleme të tjera me të cilët ballafaqohen shqiptarët në trojet e veta në Malin e Zi.

 

Në fund të këtij takimi të përzemërt e miqësor, kryetari i KNSH-së Tahir Tahiri i  e falenderoj  zavendësministrin Baldzi për mbështetjen e pa rezervë të kërkesave të KNSH-së kurse z. Baldzi nga ana e tij ofroj ndihmë dhe bashkëpunim edhe më intenziv në të ardhmen edhe për probleme të tjera  të shumta nga lëmia e arsimit, që i kanë  shqiptarët në Malin e Zi.

 

 

SHËRBIMI PËR INFORMIM

I KNSH-së