Marubi project Shkodra Ulqini – Konkurs fotografie
Zyra për bashkëpunim ndërkombëtar dhe projeke – Komuna e Ulqinit, në kuadër të projektit “Marubi”, – një model bashkëpunimi per promovimin e turizmit mes Shkodres dhe Ulqinit, finansuar nga Bashkimi Europian, shpall konkurs fotografie me temën:
“Thesaret e fshehura të Ulqinit”,
Ku në qendër të objektivit do të jenë vendet apo caqet e Ulqinit të cilat turistët që vizitojnë qytetin tonë nuk i vërejnë në shikim të parë pasi që arrijnë në Ulqin. Qëllimi i konkursit të fotografisë është të promovohen bukuritë e fshehta të Ulqinit dhe që nëpërmjet të këtyre fotografive të zgjohet kurreshtja e turistëve për eksplorimin e këtyre thesareve të fshehura që ky qytet posedon.
Vendet që preferohen të jenë të synuara nga objektivi juaj janë: kanjoni i Megjureçit, malet, sipërfaqet rreth kripores së Ulqinit, lumi Buna, ishulli i Adës, Shtoji, Plazhi i Madh, Valdanosi, ullishta, burimet e ujit, Shtegvasha, dhe caqe të ngjashme. Vlerë të posaçme kanë zonat në afërsi të brezit kufitar me Shqipërinë.
Të gjithë dashamirët e kësaj lamie – profesionalë apo amatorë, i ftojmë që të dorëzojnë fotografitë që posedojnë dhe të cilat i përshtaten kësaj teme.
Fotografitë më mbresëlënëse do vendosen tek parku i vogël në shetitoren e Plazhit të Vogël, si dhe do përdoren si prapavijë për pozim brenda Galerisë së Artit në Muzeun e Ulqinit ku do ceket edhe emri i fotografit.
Prandaj, ftojmë të gjithë të interesuarit që mos të hupin këtë shans të vetpromovimit, por edhe njëkohësisht të kontribuojnë në promovimin turistik të bukurive natyrore të Ulqinit.
Kushtet: Personi që dorëzon fotografitë duhet të garantojë që fotografitë e dorëzuara apo të dërguara në e-mail nuk bien ndesh me të drejtat e pronësisë apo të drejtat autoriale të personit të tretë.
Kufizimet: Çdo konkurent mund të dorëzojë deri në 10 fotografi.
Udhëzimet për aplikim:
– Fotografitë me të cilat konkuroni, mund ti dërgoni në e-mail: qemal.hidrio@ul-gov.me , ku në fushën “subject” duhet ta shkruani tekstin: PËR KONKURS: Thesaret e fshehura të Ulqinit, kopjoni tekstin më poshtë me titull “Aplikim për konkurs” dhe vendosni në e-mail të plotësuar me informatat e duhura.
– Gjithashtu fotografitë mund ti dorëzoni personalisht në Zyrën për bashkëpunim ndërkombëtar dhe projekte në formë digjitale.
– Afati i fundit për dorëzimin e fotografive për konkurs është 05.08.2013
Aplikim për konkurs
Data:
(të ceket data e dorëzimit apo dërgimit të fotografive)
Konkurenti:
(të ceket emri dhe mbiemri i konkuruesit)
E-mail adresa:
(të ceket e-mail adresa e konkuruesit)
Numri celular apo fiks për kontakt:
(të ceket kontakt telefoni i konkuruesit)
Po lajmërohem në konkursin fotografik me temën “Thesaret e fshehura të Ulqinit” ku si konkurues dorëzoj: fotografi (të ceket numri i fotografive)
Drejtuar: Komuna e Ulqinit
Zyra për bashkëpunim ndërkombëtar dhe projekte
Projekti “Marubi”
– Si konkurues garantoj se fotografitë e dorëzuara janë prona ime dhe se nuk bijnë ndesh me të drejtat e pronësisë apo të drejtat autoriale të personit të tretë.
Qemal Hidrio
Researcher – Marubi Project
Office for International Cooperation and Projects
Municipality of Ulcinj/Ulqin
Montenegro
Phone: +382 (0)30 401 804
Mobile: +382 (0)67 31 39 83
Fax: +382 (0)30 401 805
Mail: qemal.hidrio@ul-gov.me





