Përfunduan ditet e filmit shqiptar ne Ulqin – Video

July 8, 2013   | Kulturë / Kultura

ditet e filmit shqiptar ne UlqinShoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” është organizuar gjatë ditëve 5-7 korrik në Molin e Madh në Ranë, Ulqin, një aktivitet kushtuar filmit të shkurtër dhe atij dokumentar.
La nave Dolce
Sipas organizatorëve,siç tha organizuesi kryesor dhe Kryetari i shoqatës të artistëve dhe intelektualëve “Art klub” Ali Salaj,  janë gati të panjohura për Shqiptarët në Mal të Zi, sepse  kjo veprimtari, e cila zhvillohet për të parën herë në Ulqin, ka për qëllim prezantimin dhe afirmimin e produksioneve të fundit në këto zhanre të kinematografisë shqiptare. “Anija e ëmbël” e Daniele Vicarit hapi ditët e filmit dokumentar dhe të shkurtër shqiptar  në Ulqin.

ditet e filmit shqiptar ne Ulqin.1
Gjatë këtij aktiviteti u shfaqen 8 filma, pjesëmarrës në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare, shumica e të cilëve fitues të çmimeve të ndryshme. Bëhet fjalë për filma me regji të Ilir Butkës, Mevlan Shanajt, Blerta Zeqirit, etj.
Gjatë ditëve të filmit dokumentar dhe të shkurtër shqiptar morrën pjesë regjisorë, producentë dhe kritikë të filmit nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi, të cilët po diskutojnë mbi zhvillimet e filmit shqiptar dhe problemet e tij sot.
ditet e filmit shqiptar ne Ulqin.2

Përpos rëndësisë si një ngjarje e veçantë kulturore, ky aktivitet erdhi si “bonos” për pushuesit që frekuentojnë bregun e Ulqinit gjatë këtij sezoni veror 2013.

Sponsor kryesor i manifestimit “Ditët e filmit dokumentar dhe të shkurtër shqiptar” është Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave, Organizata Turistike e Ulqinit etj.

Panorama


“LA NAVE DOLCE” VLERESOHET NE VENECIA par SaimiraDako