U përurua xhamia e rinovuar e fshatit Kllezna
Ulqin – Të shtunën, më 06.07.2013, solemnisht është hapur xhamia e renovuar e fshatit Kllezna, Këshilli i BI Ulqin. Kjo xhami, sipas të dhënave, për herë të parë është ndërtuar në vitin 1917, megjithse ka të dhëna se ajo është ndërtuar edhe shumë më parë, gjegj. rreth vitit 1696, kur është ndërtuar edhe Ura e Klleznës.

Për herë të fundit është renovuar në vitin 1984, pas termetit katastrofal i cili kishte goditur bregdetin malazias, me ç’rast ajo u rrënua gati plotësisht. Në ballafaqim me nevojat bashkëkohore, kjo xhami nuk mund t’i plotësonte të gjitha nevojat, kështu që Këshilli i kësaj xhamie mori iniciativë për zgjërimin dhe shtimin e saj. Para renovimit, sipërfaqja e përgjithshme e saj ishte 84 m2, ndërsa mahfil nuk kishte. Me punimet e fundit, u ndërtua mahfili, klasa e mektebit, si edhe u zbukurua xhamia mbrenda dhe jashtë. Xhamia është renovuar me mjetet e vendasve, dijasporës, Komunës së Ulqinit, si edhe TIKËS.
Në këtë tubim prezentuan shumë imamë, kryeimamë dhe xhematli. Poashtu, me prezencën e vet, tubimin e nderuan edhe përfaqësuesit e ambasadčs turke dhe shqiptare në Malin e Zi, përfaqësuesi i TIKËS, drejtor medreses “Mehmed Fatih” kryetari i Komunës së Ulqinit, si edhe reisi i BI në MZ, i cili iu drejtua tubimit.
Ndërmjet folësve, programin e pasuruan edhe nxënëset e metebit të kësaj xhamie, të pregaditura nga imami i saj, Senad Maku, të cilat kënduan disa ilahi dhe recitime. Në fund, vijoi vizita xhamisë, si edhe ushqimi me ëmbëlsirat tradicionale, të pregaditura nga nënat e vlefshme të këti xhemati.
Suad Ukoshata
Monteislam.me







