Cungu & Montenegro Star per fillimin e hotel Jadranit

July 9, 2013   | Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti

Nazif-cungu-Montenegro-starTakimi me Montenegro Star lidhur me fillimin e ndërtimeve ne lokacionin e hotelit Jadran

Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu është takuar me përfaqësuesit e “Montenegro Star” shpk dhe përfaqësuesit e NP “Të mirat detare” për të rënë dakord për aktivitetet e ardhshme me qëllim të fillimit të realizimit të projektit për ndërtimin e hotelit në gadishullin Suka, lokacioni i hotelit Jadran. Në bazë të kontratës të cilën e kanë nënshkruar NP Të mirat detare dhe “Star of Montenegro” shpk, fillimi i punimeve kryesore në këtë lokacion është paraparë për datën 1 nëntor, e për këtë nevojitet zhvendosja e 13 familjeve të cilat jetojnë në atë lokacion.

Si zgjidhje përfundimtare për këto familje është parashikuar ndërtimi i një njësie banimi me vlerë 660 mijë Euro, që do duhej të ishte në funksion deri në verën e ardhshme. Komuna e Ulqinit krahas tokës së liruar nga komunalet do të ndajë edhe 150 mijë Euro për ndërtimin e kësaj njësie të banimit, ndërsa në takim është rënë dakord që NP Të mirat detare krahas 350 mijë Euro që tashmë janë në dispozicion, do të sigurojë edhe pjesën tjetër të mjeteve të shumës së përgjithshme. Të pranishmit kanë rënë dakord që prej nëntorit si zgjidhje kalimtare për çështjen e banimit të familjeve, Komuna e Ulqinit dhe NP Të mirat detare do të marrin përsipër qiranë. Tenderi për ndërtimin e ndërtesës së banimit duhet të shpallet deri me datën 20 korrik.

 

Opština Ulcinj / Komuna e Ulqinit
Tel: +382 30 412 050
Fax: +382 30 412 413
Adresa: Bul. Skenderbeu bb, 85360 Ulcinj, MNE