Gezim Salaj vjen me këngën “Ana e Malit, Vendlindja Ime”

July 9, 2013   | Lajmet / Vijesti

Gezim Salaj“Ana e Malit, Vendlindja Ime” është një këngë e re, e shtuar kohët e fundit në arkivin e këngëve të kënduara nga Gëzim Salaj .

Gëzim Salaj me të drejtë mund të cilësohet këngëtari i karrierës në trevat shqiptare të  Malit të Zi, sikurse Ulqin, Tuzë, Shkoder Ana Malit etj, sepse një jetë të tërë ia ka kushtuar muzikës, dhe hobit të tijë gjuetisë.  Këngëtari  anamalas, Gëzim Salaj me zërin e tij karakteristik dhe sharmin e “kullerizmin” e tij skenik, Gëzimi i ka bërë për vete shumë adhurues të moshave të ndryshme. Gëzimi i këngës sonë  nga Ana Malit mbetet një idhull për shumëkënd dhe një shembull se si duhet qasur asaj në mënyrë serioze dhe profesionale.

Me një fond të pasur te këngëve, Gëzimi ka bërë që të dëgjohet shumë larg, kurse fama e tij të shkojë përtej Oqeanit, deri në Amerikë dhe Australi.

Gëzim Salaj i përkushtohet  më shumë muzikës, ai e ngrenë këngën në piedestalin më të larë, që e meriton kënga shqipe. Ajo, pra kënga shqipe në Anë të Malit meriton një lapidar, sepse gjithmonë e ka mbajtur gjallë frymën atdhetare.