Ambasadori i BE-së Drobniç viziton Ulqinin

July 10, 2013   | Lajmet / Vijesti, Politika

Ambasadori i BE-së Drobnic viziton UlqininAmbasadori Drobniç vizitoi komunën e Ulqinit

Me datën 9 korrik shefi i delegacionit të BE në Mal të Zi Mitja Drobniç ishte në Ulqin në një vizitë njëditore. Qellimi i kësaj vizite është informimi i publikut për proceset e integrimeve Europiane si dhe pozita e Malit të Zi në këtë proces. Fillimisht z. Drobniç është takuar me Kryetarin Cungu dhe bashkëpunëtorët e tij dhe ka biseduar lidhur me rolin e administratave lokale në këtë proces. Në bisedën e përbashkët, Cungu ka konfirmuar vendosmërinë e Komunës së Ulqinit për integrimet Europiane dhe e ka njoftuar me aktivitetet që janë duke u ndërmarrë në atë drejtim.
Ambasadori i BE-së Drobnic viziton Ulqinin-1

Komuna e Ulqinit vitin e kaluar ka themeluar zyrën për projekte ndërkombëtare e cila është njëra ndër më të suksesshmet në Mal të Zi dhe përmes projekteve të ndryshme kjo zyrë ka pasur sukses të tërheq rreth 1 milion e 300 mijë Euro, tha Cungu. Ai ka theksuar që krahas asaj që Komuna e Ulqinit në 20 vitet e fundit po përjeton një mos zhvillim të madh dhe se ka pësuar humbje për sa i përket rëndësisë si destinacion turistik, ky qytet gjithmonë ka qenë i hapur ndaj Europës dhe botës dhe se ky qëndrim është edhe pjesë e traditës së këtij qyteti. Ai gjithashtu ka prezantuar një sërë problemesh të cilët janë shumë të rëndësishëm për zhvillimin e Ulqinit dhe për të cilët delegacioni i BE do të mund të ofronte ndihmën e vet. Zgjerimi i kalimit kufitar në Sukubinë i cili është realizuar me mjetet e BE, problemet ekologjike të Port Milenës, decentralizimi i pushtetit i cili Komunën e Ulqinit e ka lënë pa kompetenca në pjesën më të madhe të territorit e cila përfshinë zonën e Të mirave detare si dhe pjesën më të vogël të pasurisë që ka mbetur në pronësi të Komunës së Ulqinit. Z. Drobniç ka thënë se shumica e problemeve mund të zgjidhen përmes aplikimit me projekte për IPA fondet, pasi që është duke u përgatitur programi për periudhën prej vitit 2014 deri në vitin 2020, e ky program është parashikuar për përgatitjen e Malit të Zi për anëtarësim të plotë në BE dhe që do të përfshijë projekte që zgjidhin pikërisht probleme të këtilla.

Ambasadori i BE-së Drobnic viziton Ulqinin-2

Ai gjithashtu ka përmendur se të gjitha aktivitetet para hyrjes në BE janë shumë të rëndësishëm, por pas hyrjes së Malit të Zi në BE lartësia e mjeteve në dispozicion mund të arrijë edhe deri në 2,5 % e prodhimit të brendshëm bruto por shumë i rëndësishëm është kapaciteti absorbues. Ai gjithashtu thotë që hyrjen në BE e jep edhe korniza legjislative në kuadër të të cilës duhet harmonizuar shteti që do të thotë edhe kornizë më e rregulluar për investime. Pas takimit përfaqësuesit e Komunës së Ulqinit dhe delegacioni i BE kanë vizituar Valdanosin dhe Kalanë, e më pas në hotelin Otrant është mbajtur panel diskutimi në temën “Mali i Zi në procesin e integrimeve EU”.

 

Opština Ulcinj / Komuna e Ulqinit
Tel: +382 30 412 050
Fax: +382 30 412 413
Adresa: Bul. Skenderbeu bb, 85360 Ulcinj, MNE