Cungu organizoi takime lidhur me pastërtinë e Ulqinit

July 10, 2013   | Rajoni / Region

Cungu mbi pastertin e UlqinitKryetari Cungu organizoi takime lidhur me pastërtinë dhe zërimin në qytet

Kryetari i komunës z.Cungu pati një takim me përfaqësues të organeve lokale, ndërmarrjes komunale publike, inspeksionit republikan dhe përfaqësuesve të disa bashkësive lokale të Ulqinit për të diskutuar lidhur pastërtin në qytetin tonë.
Përfaqësuesit e bashkësive lokale u shprehen të kënaqu me nivelin e pastërtisë në qytet, krahasuar me vitet e kaluara, megjithate mbeten ende disa probleme për të cilat duhen ndërmarr masa në mënyrë që qyteti i Ulqinit të jetë plotësisht i pastruar nga mbetjet urbane. Ata kërkuan që në disa lagje të qytetit të caktohen lokakionet dhe të vendosen kontinieret duke plotësuar kështu nevojen e këtyre lagje për gjuajtjen e mbeturinave. Poashtu edhe trajtimi i mbetjeve interte është një problem i vazhdueshem për qytetin tonë u shprehen të pranishmit.
Cungu mbi pastertin e Ulqinit.1

Në takim u diskutua edhe lidhur me fakturimin e mbi 4000 objekteve kryesisht në zonën e Shtojit, Krruçit, Limanit e të tjera të cilët nuk janë të trajtuar si obligues edhe pse marrin sherbime nga Ndërmarrja Publike Komunale. Pasi që në këto zona shumica e këtyre objekeve fuksionojnë vetem gjatë sezonit turistik, javet në vazhdim mbetet të ndërmerren masa konkrete për përfshirjen e këtyre objekteve në listen e obliguesve të kësaj ndërmarrje.

Poashtu kryetari Cungu pati një takim me afaristë të cilet organizojnë muzikë në qytet për të diskutuar me to lidhur me aktivitin e tyre gjatë kësaj sezone turistike.
Cungu u shpreh se Ulqini duke qenë qytet turistik duhet ta plotësojë oferten e tijë me organizimin e mbrëmjeve muzikore, megjithate kemi edhe obligim të rrespektojmë oraret e punës dhe nivelin e zërimit në qytet. Të pranishmit premtuan që do ti përmbahen të gjitha këtyre rregullave duke kontribuar kështu për një sezonë turistike më të mirë për të gjithë.

 

Opština Ulcinj / Komuna e Ulqinit
Tel: +382 30 412 050
Fax: +382 30 412 413
Adresa: Bul. Skenderbeu bb, 85360 Ulcinj, MNE