Shemben ballkonet në banesen e Fito Hasanagës në Rapperswil SG

July 11, 2013   | Bota, Lajmet / Vijesti

shemben balkonet ne raperswillShemben ballkonet, shpëtojnë banorët, në mesin e tyre tri familje shqiptare

Albinfo.ch ka kontaktuar me banorët e kësaj ndërtese. Në të jetojnë tri familje shqiptare, 2 nga Kosova dhe një nga Ulqini

Ballkoni i katit të fundit të një ndërtese në Rapeswil të St Gallentit është shembur duke prishur në zinxhir të gjitha ballkonet e tjera të mëposhtme.
Albinfo.ch ka kontaktuar me banorët e kësaj ndërtese. Në të jetojnë tri familje shqiptare, 2  nga Kosova dhe një nga Ulqini.

shemben balkonet ne raperswill.1
Për fat të mirë nuk ka qëlluar askush prej banorëve në ballkon në kohën kur ka ndodhur shembja. Por janë trishtuar me dridhjen e shkaktuar duke menduar se po ndodh ndonjë tërmet. Anton Domgjoni, njëri prej banorëve kishte  lajmëruar menjëherë policinë. Ngjarja kishte ndodhur të mërkurën rreth orës 18.
“E tërë familja është trishtuar me dridhjen që ka shkaktuar shembja e njëpasnjëshme e ballkoneve në anën tjetër të ndërtesës“, tha Antoni, i cili jeton qe 5 vite në këtë banesë.
Ballkonet janë të bllokuara për shkaqe sigurie edhe në anën tjetër ndërsa banorët jetojnë ende aty.
“Banesa ime nuk është prekur fatmirësisht. Por tani unë jam i frikësuar se mund të na ndodhë  edhe neve” , thotë Antoni.

shemben balkonet ne raperswill.2
Shumë banorë nuk kanë  besuar  se kjo mund të ndodhë edhe në Zvicër.
Ishte mrekulli që askush nuk kishte qenë duke shfrytëzuar në atë  kohë ballkonet.  “Askush nuk është lënduar”,  konfirmuan zyrtarët policorë  të Kantonit të St Gallenit.

Albinfo.ch