Kryetari Cungu, takon përfaqësuesit e plazhave te Ulqinit

July 12, 2013   | Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti

Nazif-Cungu-perfaqsuesit e plazhave te UlqinitKryetari Cungu u takua me plazhistët e Ulqinit

Kryetari i komunës z.Nazif Cungu me bashkëpuntorët e tij u takua sot me përfaqësuesit e plazhistëve të Ulqinit për të diskutuar lidhur me nevojat dhe kërkesat e tyre.
Ata u shprehen se gjatë kësaj sezone turistike kanë bërë përpjekjet maksimale në pregaditjen e hapsirave të tyre për pritjen e musafirve dhe u shprehen se këto të fundit janë të knaqur me nivelin e sherbimeve në këto plazha.
Megjithatë ata veçuan edhe shqetësimet e tyre duke theksuar se për shkak të voneses së Ministrisë së Turizmit në hartimin e planit për objekte të përkohshme dhe tenderimin e plazhave, shumica e plazhave në Ulqin nuk kanë arritur të realizojnë kontraten e tyre me Të Mirat Detare dhe nuk janë paisur me lejen e punës.

Nazif-Cungu-perfaqsuesit e plazhave te Ulqinit.2
Për shkaqe të tilla që kanë të bëjnë me afate administrative, inspeksionet republikane janë duke realizuar kontrolla të shpeshta, duke i dënuar këtë subjekte dhe në të shumten e rasteve duke i paralajmruar ata se do të ndërpresin aktivitetin e tyre.
Me këtë rast ata kërkuan nga kryetari i komunës që me mundësinë dhe autoritetin e tijë të ndikojë tek inspeksionet republikane për të toleruar raste të tilla për një afat të shkurter deri sa këto subjekte të paisen me dokumentacionet e nevojshme.
Kryetari Cungu duke i falenderuar plazhistet e Ulqinit për  pregaditjen dhe duke vlersuar se plazhet e Ulqinit mbeten një nga ofertat më atraktive në tërë bregdetin e Malit të Zi, u shpreh se në fillim të javes së ardhëshme do të organizoj një takim me përfaqësuesit e këtyre inspeksione për të diskutuar lidhur me këto problematika, duke shpresuar në zhgjidhjen e tyre.
Në takim u diskutua për mundësinë e realizimit të një marrveshtjeje me pronarët e anijeve-taksi për tju mundësuar atyre të ushtrojnë aktivitetin në këto plazha, si dhe për disa mundësi dhe problematika tjara.

Opština Ulcinj / Komuna e Ulqinit
Tel: +382 30 412 050
Fax: +382 30 412 413
Adresa: Bul. Skenderbeu bb, 85360 Ulcinj, MNE

Nazif-Cungu-perfaqsuesit e plazhave te Ulqinit.1 Nazif-Cungu-perfaqsuesit e plazhave te Ulqinit.3