Në Ulqin bie numri i pushuesve nga Kosova

July 12, 2013   | Lajmet / Vijesti, Turizmi / Turizam

1045102_348405955287428_645198286_nSivjet po shënohet një rënie e vizitorëve në plazhet e Ulqinit nga turistët Kosovarë dhe ata nga Maqedonia,Bosna , ku si shkaqe janë edhe moti i paqëndrueshëm, por dhe ritja e TVSH-së në Mal të Zi. Ulqinit i duhet ulja e taksave, heqja e TVSH-së dhe rritja e punësimit në komunen e Ulqinit. Por, ndërkohë, as numri i pushuesve vendas ditorë nuk është aq i madh sa në vitin e kaluar.

Operatorët turistikë nga Ulqini pohojnë se kanë nisur edhe prenotimet, ndonëse ende jo në nivelin e dëshiruar. Sipas tyre, çmimet e ofruara nuk janë të përballueshme për pushuesit e rajonit sikurse Kosova, Maqedonia dhe Bosna, ngaqë Ulqini nuk kanë ndryshuar shumë nga viti i kaluar, por ka ndryshuar që qiradhënsit janë të revoltuar me kontrollet e shpeshta inspektuese të Organizates turistike të Ulqinit në objektet e tyre dhe ndryshimi i sistemit kontrollues që do le pasoja per vitin e ardhëshem turistik.

Rënia drastike e pushuesve eshtë më e madhe  në akomodimin privat, dhe atë 19 përqind më pak se në fillim të korrikut të vitit 2012.