Ada e Bunës feston 40 vjetorin

ada bojana_ ulcinj_montenegro40 vite Adë: Vendi ku çdo gjë fillon dhe mbaron

Të shtunën me 13 korrik bëhen plot 40 vite prej kohës kur Ada e Bunës ka mirëpritur mysafirët e parë. Plot dyzet vjet Ada është adresë e preferuar për dashamirët e natyrës dhe nudizmit, top destinacioni i Malit të Zi, sinonim për pushim cilësor dhe inspirim për artistët.

Si filloj…Para katër dekadave agjencia turistike gjermane “Miramare” e vëllezërve Halgat, e cila është marrë vetëm me turizëm naturist, ka investuar rreth gjysmë milioni marka për ndërtimin e “vilave të zeza”. Kur është hapur Vendbanimi nudistik, aty kanë pushuar vetëm të huajt dhe menjëherë ishte e qartë që ka nevojë të ndërtohen më shumë kapacitete banuese sepse 100 shtretër ishin pak. Shumë shpejt pas kësaj u ndërtuan dhe “vilat e bardha” dhe Ada kishte kapacitet prej 1000 shtretërve. Së bashku me auto kampin, gjatë atyre viteve në Adë çdo ditë kanë pushuar rreth njëmijë e gjysmë njerëz. “Vilat e bardha” prej kohësh nuk përdorën më, por vitet e fundit është investuar shumë në llojet e tjera të akomodimit, kështu që Ada, ngadalë por sigurt po e kthen shkëlqimin e vet. Kapaciteti i tanishëm i Adës është 600 shtretër, ndërsa 350 shtretër janë në dhomat e rinovuara.
Ulcinji Riviéra Montenegró - Akciós ajánlatok.1, Kis Strand , Strandok Ulcinj , Nudista Strand , Vörös ulcinj , Nagy strand ulcinj , Vörös strand ulcinj , Királynő strandja ulcinj , Montenegró országi apartmanok , Montenegró ulcinj országi szállások , ulcinj magánszállások , Montenegró ország , Kék Adria , Apartmanok , szállások , Monteneró - Apartments , accommodation , szállás , apartmanok , szálláshely , foglalás ,magánszállás , szálláshely kereső , olcsó szállás , akciós ajánlatok , Montenegró , ulcinj , wellness szállások , utazás , nyaralás , utazni , utazások , last-minute , akciós szállások , wellness , idegenforgalom , pihenés , program , rendezvény , szabadidő , szálláslehetőség , magánház , vendéglátóhelyek , ada bojana , Dél ulcinj , tavak dél Šas , fedett medence elő- és utószezonban , szauna , sportpályák , vízisportok, terasz , étterem , diszkó , tenisz , lovaglás. horgászparadicsom a Bojana folyón, napernyőt , napozóágyat bérelni , étkezni , játszani , szörfözni , kite-olni , vízisíelni , focizni , strand röplabdázni, Ulcinji Riviéra, Akciós ajánlatok,

Këtë ishull i cili gjendet në jug të Malit të Zi e karakterizojnë bimët sup-tropikale dhe mesdhetare, ndërsa disa nga llojet bimore dhe të kafshëve janë unike në krejt Evropën. Vegjetacioni i dendur në pjesën e pasme të ishullit Adës i jep /// të Amazonisë, ndërsa së bashku me botën e kafshëve e bënë hapësirë mikro-ekologjike të veçantë. Vlerë të jashtëzakonshme ka dhe rëndësia ornitologjike e Adës së Bunës e cila para së gjithash pasqyrohet në kolonitë e rëndësishme të shumë llojeve të zogjve. Hoteli në Adë të Bunës ka ofertë unike në bregdetin e Malit të Zi, e ajo është Shkolla e hipizmit e cila punon prej viti 1975.

Në Adë në vitin 1985 është inçizuar filmi i Zhivko Nikoliqit “Ljepota Poroka“. Nga vitet e nëntëdhjeta, Ada bëhete e njëhur në hapësirat e ish Jugosllavisë. Vitet e fundit Ada është vend i njohur për surfing dhe kajtsurfing. Gjendet në maje të destinacioneve për dashamirësit e këtij sporti, para së gjithash për arsye të kombinimit të mirë të erës, numrit të ditëve me diell gjatë vitit, plazhet e gjata, gjerësisë së rripit ranor dhe thellësisë së detit, kështu që sezoni i kajtsurfit këtu zgjat pesë muaj.

Deri në ishull dikur është shkuar me trap, ndërsa nga viti 1987 Ada me bregun është e lidhur me urë. Ishulli është në formë trekëndëshi me sipërfaqe prej 5.4 km2. Nga dy anë është i rrethuar me lumin Buna, ndërsa ana e tretë është kah deti dhe ka plazhin ranor të gjatë gati tre kilometër.

Plot katër shekuj Ada e Bunës askënd nuk e lë indiferentë. Fansat e Adës së Bunës në faqen e Facebook-ut e përshkruajnë Adën si “Vend ku çdo gjë fillon dhe mbaron”.

Burimi: Ulcinjska Rivijera