FORCA, në pritje të respektimit të marrëveshjes politike

July 13, 2013   | Shtypi / Mediji

GENCI NIMANBEGU_FORCA_ulqinForca,  është në pritje  të respektimit të marrëveshjes politike lidhur me mbajtjen e referendumit në Tuz , si hap për realizimin e Komunës së plot,   ka deklaruar deputeti i kësaj partie  në Kuvendin e Malit të Zi , Genci Nimanbegu, duke shtuar se kjo çështje do të jetë testim demokratik për shtetin.

Nimanbegu,  ka shprehur dyshimin se mbi grupin punues i cili ka qenë i angazhuar në hartimin e elaboratit ka pasur ndikim politikë nga qarqe të caktuara , për të cilët Komuna e pavarur  e Tuzit politikisht është e pa pranueshme.

Ai ka rikujtuar se me marrëveshjen politik nga janari i këtij viti ndërmjet partive shqiptare dhe PDS  muaji shtator është përcaktuar si afati për mbajtjen e referendumin për Komunën e plotë.

 

TVCG