Në Ulqin politika zhgënjyese, kompromis apo përçarje

July 13, 2013   | Opinione

ZGJEDHJET_IZBORI_ULCINJ_ULQIN-2010.3Zgjedhjet lokale në Ulqin mund të mbahen në vjeshtë në paketë me parlamentaret, nëse do të jenë, tha për Portalin UL-info funksionari i lartë i njërës nga partitë në pushtet në këtë komunë.

Ai tha që nuk pret që para zgjedhjeve mund të vij deri tek ndërrimi i pushtetit komunal. “Le të vendosin zgjedhësit kujt do ja besojnë udhëheqjen e vetëqeverisjes lokale”, theksoi ai.

Nese nuk ndodh bashkimi rrofte perçarja – pse?

Nder shqiptaret ne Mal të Zi e sidomos ne Ulqin ne si shume te tjere e kemi theksuar se ne zonat ku rezikohet fitorja e shqiptareve eshte mire qe te arrihet ndonje kompromis.

Kjo nuk u behet dot në Ulqin dhe si duket edhe nuk do te behet nga shkaku se partite shqiptare kane dallime esenciale si ne politiken e zhvillimit të komunës së Ulqinit , ashtu dhe në funkcionimin ekonomis së shtetit.

Pra eshte e qarte se me kategori te tille njerezish eshte veshtire te behet dicka me shume dhe bile mund te na mbuloje te gjithevetradhtia. Prandaj ne te tilla raste dhe rrethana me mire te perçahemi se sa ti bashkohemi te keqes.

 

Në vend të demokracisë zhvillimit ekonomik në Ulqin u soll autokracia

Në tërë hapësirën e Ulqinit shohim skamje, përçarje, sharje partiake, papunësi, shkollim me defekte, ikje të truri kombëtar, rinisë në drejtim të botës së zhvilluar, kryesisht në Evropën Perëndimore, SHBA, madje në Australi deri në Zelandën e Re.

Largimi nga të katër anët e hapësirës ku shtrihen shqiptarët, të bënë të mendosh se shqiptarët aktualisht jetojnë në sh. e XIX-të e jo në atë, XXI ! Në Ulqin aktualisht zhvillohet luftë për të kap pushtetin.

Ulqini hynë në krizën e thellë sociale. Me varfëri ekstreme në të gjitha shtresat e shoqërisë, duke filluar nga pensionistet, shëndetësia, arsimi, sidomos nga papunësia e madhe e rinisë të aftë për punë, punëtoria e larguar nga uzinat, fabrikat dhe kombinate e shitura.

Politikës shqiptare Ulqinake gjatë tërë kësaj periudhe i ka munguar uniteti politik, ai ekonomik, gjuha e marrëveshjeve koordinuese strategjike, diplomacia speciale për zhvillim ekonomik të Ulqinit.

Në Ulqin gjërat janë pak më të qarta. Mbas qëndrimit të PDS-së ka pak mundësi që mund të miratohet Raporti i punës së kryetarit të komunës Nazif Cungu për vitin 2012. Nëse ai mbas kësaj nuk jep dorëheqje, një e treta e këshilltarëve mund të kërkoj shkarkimin e tij. “Mendojmë që është më mirë që kuvendi, meqë për këtë gjë ekziston gati konsensusi i të gjithë pjesëmarrësve në skenën politike, të ja shkurtoi vetes mandatin, ndërsa pushteti aktual të vazhdoi ti kryej punët në vetëqeverisjen lokale deri në zgjedhje”, tha bashkëbiseduesi ynë për Portalin UL-info.

Gjykoi pa anuar për asnjërën nga partinë, pozitë apo opozitë, pra të dy partitë e regjura nga e kaluara në pushtet, me shpirt karrierizmi, pasurimi dhe përfitimi!  Lufta bëhet me demagogjike, pa ndonjë vizion të qartë kreativ dhe pa ndonjë perspektivë të ndryshimeve rrënjësore në Ulqin, për të mirën e gjeneratave dhe kombit në përgjithësi. Nuk jam pesimist, por ç`ka piqet nuk hiqet, ç`ka shihet nuk do ciceron, s`do as koment!

Uroi që fillimi i stinës së vjeshtës në Ulqin të mos e anatemojnë më vendin me aq varfëri, papunësi, zhgënjime të tilla politike, ekonomike, përçarje si deri tash.

Duke parë Rininë me valixhe në ikje për udhë drejtë limaneve detare, stacioneve të autobusëve dhe aeroporteve, për një jetë “shpëtimi” nga varfëria, mungesa e zhvillimit dhe katandisja e atdheut! Rinia e Ulqinit eshtë duke  marrë udhë si para 20-viteve, për në dhera të huaja, për “t`shpëtuar”, duke u punësuar sa për t`jetuar..! Prandaj, me çdo kusht duhet dhënë fund politikës së tillë zhgënjyese për shqiptarët e Ulqinit. Pra kudo ku ata jetojnë, t`i kthehen Ulqinit që aq shumë e duanë më tepër se kurrë, të përparuar, zhvilluar dhe të bashkuar. Me zgjedhjet e vjeshtës, (nëse do të jenë të rregullta, të lira dhe të pranueshme), njëherë e më, pra më në fund (t`i jepet fund politikës zhgënjyese  sa vjeçare)..! Ulqin dhe rini e dashur, u falëm më kokë zemër dhe shpirt! Më në fund ngrihuni dhe me votën tuaj e t`sovranit, votoni më të mirët, për të zhdukur politikën zhgënjyese  shumë vjeçare, varfërinë, korrupsionin, për të sjellë perspektivën, punësimin, qetësinë, zhvillimin dhe harmoninë në komunën e Ulqinit!