Të maskuar grabisin babë e bir nga Ulqini – Policia nuk erdhi – Video

July 13, 2013   | Lajmet / Vijesti, Ngjarjet - Events
Ardian Nasradini

Ardian Nasradini

Rikthehen frikshëm maskat në rrugën nacionale të Rrëshenit, duke arritur suksesshëm objektivin e tyre, grabitjen e një shume të majme të hollash. Pre e këtij sulmi, kanë rënë dy anëtarë të së njëjtës familje, ndërsa po udhëtonin me automjetin e tyre.

Dy persona nga Ulqini, (babë e bir) ranë sot pre e grabitjes me armë nga persona të maskuar dhe të armatosur. Krimi ka ndodhur mëngjesin e sotëm teksa dy të dëmtuarit udhëtonin drejt Ulqinit.

Policia ka thënë se ka marrë njoftim për ngjarjen rreth orës 3:00 të mëngjesit. Grabitja mësohet se ka ndodhur në rrugën nacionale të Rrëshenit, ku nver dhe Ardian Nasradini nga Ulqini janë sulmuar nga autorët e ngjarjes.

Pas krimit ndaj tyre, dy familjarët kanë rrëfyer se pas grabitje kanë njoftuar policinë shquitpare, por ajo nuk i ka ardhur në ndihmë, dhe vetëm pas ndërhyrjes së ambasadës së tyre janë ndihmuar.

Enver dhe Ardian Nasradini kanë dëshmuar se 2 persona të armatosur dhe të maskuar kanë qëlluar në drejtim të mjetit.

Grabitësit mësohet se nën presionin e armës kanë mundur ti marrin i 1050 euro dhe sende me vlerë dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur.

Lajmi Fundit